• Sasi e limituar
    Lëvdatë për njerkën
    (0 reviews)

    Lëvdatë për njerkën

    700 L

    Me një vrojtim tejet të përpiktë dhe aftësitë joshëse të një rrëfyesi të fuqishëm, Mario Vargas Llosa ia del ta kthejë trekëndëshin proverbial romantik, në një roman erotik të denjë për mjeshtërinë e tij të jashtëzakonshme.

  • (0 reviews)

    Parajsa e humbur

    600 L

    Një shfaqje ikanake e tronditëse, takimi si një mundësi për harmoni, për bukuri dhe për nostalgjinë e paplotësueshme të shpirtit që mbetet kulmi i ekzistencës njerëzore. Përfshirë mes një prologu në qiell, në avion, dhe një epilogu në tokë, në tren, romani është një meditim i lehtë dhe i lartë si një flatrim engjëlli, që fluturon mes kontinenteve dhe aspiratave më të thella njerëzore. Një roman po aq i pakategorizueshëm sa një poemë, një histori nëpërmjet së cilës preken në mënyrë të madhërishme të gjithë dramat e jetës, duke përfshirë këtu edhe humbjen e pafajësisë, humbjen e parajsës.

  • (0 reviews)

    Ishulli

    1,200 L

    Aldux Huxley vjen me romanin më të mirë të tij, pas librit “Më e mira e botëve”: Tashmë, autori na sjell një realitet utopik, sesi mund të jetë vendi ideal. I tillë është edhe ishulli i tij, i cili mbetet modeli i shoqërisë ideale, që jeton në harmoni absolute.

  • Sasi e limituar
    Ankthi i portierit para penalltisë
    (0 reviews)

    Ankthi i portierit para penalltisë

    800 L

    Një nga tekstet më domethënëse të Peter Handkes, një thriller i tensionuar dhe anormal, me një stil narrativ tejet origjinal.

  • Sasi e limituar
    Pas xhamit të dyfishtë
    (0 reviews)

    Pas xhamit të dyfishtë

    500 L

    Nga dritaret e mirëizoluara me xhama të dyfishtë të apartamentit të saj në Reikjavik, një grua e moshuar vështron jetën nga e cila ndihet tashmë e përjashtuar. Një jetë e vrullshme dhe e …

  • (0 reviews)

    Ajo dhe ai

    1,000 L

    Ajo, madje, është një yll kinemaje. Por ai nuk e di. Ajo ndihet vetëm. Edhe ai. Ai e bën për të qeshur. Ajo bën shumë gafa. Ajo nuk duhet të bjerë në dashuri. As ai. Në këtë roman Marc Levy na tërheq në një histori dashurie të parezistueshme dhe të paparashikueshme.

  • (0 reviews)

    Detektivet e egër

    1,200 L

    Një e shkuar që i bren dhe një tashme e vështirë. A mund të shpresojnë për një jetë normale? A do të fitojë dashuria e tyre mbi sprovat e kohës?

  • (0 reviews)

    Origjina

    1,600 L

    Kushdo të jeni: Çdarëdo të besoni: Gjithçka është gati të ndryshojë. Origjina është jashtëzakonisht krijues – romani më i shkëlqyer dhe më zbavitës i Dan Brown-it deri më sot.

  • (0 reviews)

    Simboli i humbur

    1,300 L

    “Simboli i humbur” është një rrëfim mjeshtëror, një rendje për jetë a vdekje përmes një labirinti të botës së njëmendtë të kodeve, sekreteve dhe të vërtetave të padukshme, të gjitha nën syrin vëzhgues të kriminelit më të tmerrshëm që Brown-i ka krijuar deri më sot. I vendosur brenda dhomave të fshehta, tuneleve dhe tempujve të Uashingtonit, D.C.

  • (0 reviews)

    Diabolus

    1,200 L

    “Diabolus” u frymëzua nga prania e papritur e agjentëve të FBI-së në kampusin e Exeter-it, për shkak të një kërcënimi të njoftuar nga NSA-ja – dy studentë kishin përhapur gjithandej një e-mail duke thënë se Bill Klintoni ishte një gënjeshtar dhe duhej vrarë. 

  • (0 reviews)

    Engjëj dhe djaj

    1,200 L

    Një shoqëri sekrete vëllazërimi. Një armë bërthamore shkatërruese. Një shënjestër e pabesueshme. Robert Langdoni, simbologjisti me famë botërore i Harvardit, i njohur nga lexuesi nëpërmjet romanit Kodi i Da Vinçit, këtë herë duhet të niset drejt Romës, në zbulim të një sekreti të paimagjinueshëm.

  • (0 reviews)

    Kodi i Da Vincit

    1,200 L

    Duke shembur modelin tradicional të romaneve që të mbajnë në ankth, papritur “Kodi i Da Vinçit” kthehet në një roman inteligjent, që të ndriçon mendjen hap pas hapi dhe që shtresëzohet me detaje dhe kërkime mahnitëse.

  • (0 reviews)

    Kafsha e zemrës

    800 L

    Akoma më e ankthshme bëhet gjendja, kur i bie në dorë ditari i saj. Kjo vdekje e mistershme do të bashkojë përjetë katër miq: personazhin kryesor, Kurtin, Edgarin dhe Georgun, të cilët së bashku do përpiqen t’u bëjnë ballë përndjekjeve, spiunimit, dhunës dhe mungesave të panumërta.

  • Sasi e limituar
    Libri i besimeve fetare
    (0 reviews)

    Libri i besimeve fetare

    2,500 L

    A ka vetëm një Zot? Pse duhet të vuajnë njerëzit? Çfarë ndodh mbasi vdesim? Miliarda njerëz në mbarë botën e gjejnë kuptimin e jetës te feja, por cilat janë idetë që i mbështesin këto besime dhe si janë zhvilluar ato?

  • Sasi e limituar
    Libri i sociologjisë
    (0 reviews)

    Libri i sociologjisë

    2,500 L

    A mund të zhduken ndonjëherë ndasitë klasore? Çfarë i shtyn njerëzit në botën e krimit? Si i ka ndryshuar interneti marrëdhëniet tona? Përgjatë historisë, njerëzit kanë bërë pyetje të mëdha për organizimin e shoqërive, kurse sociologët kanë dhënë zgjidhje, të cilat vazhdojnë të formësojnë botën. I shkruar me një gjuhë të thjeshtë.

  • Sasi e limituar
    Libri i psikologjisë
    (0 reviews)

    Libri i psikologjisë

    2,500 L

    E gjithë disiplina e psikologjisë me dijet e grumbulluara deri më sot vjen në një botim të rrallë, pjesë e serisë “Ide të mëdha të shpjeguara thjeshtë”. Ky është një libër që duhet të jetë në tavolinën e çdo psikologu, studenti apo pedagogu. Por jo vetëm aq. Libri vlen edhe për ne që duam të njohim botën tonë të brendshme.