-
(0 reviews)
Skënderbeu
1,500 LNë vazhdën e jetëshkrimeve dhe monografive të shumta kushtuar Gjergj Kastriotit, “Skënderbeu” i Schmittit është portreti më i plotë, i ndërtuar me mjetet e historiografisë moderne, me një depërtim të pazakontë në shoqërinë, në protagonistin dhe personazhet kryesore rreth Aleksandrit të ri.
-
-
(0 reviews)
Sofokliu në prozë
900 LSofokliu, poeti i dytë i madh i Greqisë së Lashtë, i cili në qendër të veprës së tij vendosi njeriun përballë vetes, me dobësitë dhe forcën e tij (në dallim nga Eskili që u interesua për fatin e fisit), me fatkeqësitë dhe grackat që i thurte jeta; individin përkundër njerëzve të tjerë, me forcën për të përballuar përndjekjen nga fati, frymëzuar nga ideale të mëdha, nga e vërteta dhe drejtësia.
-
(0 reviews)
Sonata e Krojcerit
840 LLev Tolstoi e shkroi librin gjatë periudhës kur po kalonte kriza të mëdha në martesë me bashkëshorten, përderisa ajo e bëri të njëjtën me librin “ I kujt faji pra?”.
-
(0 reviews)
Sonatë në Aushvic
1,300 LNjë foshnjë e lindur në kazermat e Aushvic Birkenaut në tetorin e vitit 1944. Një sonatë e kompozuar nga një oficer i ri gjerman, në të njëjtën datë, po në Aushvic. Dy histori që kryqëzohen dhe që plotësojnë njëra-tjetrën. Disa dekada më vonë, Amalia, vajza portugeze e një babai gjerman, fillon të heqë velin që mbulon të kaluarën naziste të familjes, nëpërmjet një partiture muzikore të gjetur, e nënshkruar nga gjyshi i saj Friedrik dhe e titulluar “Për Hajan”.
-
(0 reviews)
Sozia
1,300 LDostojevski gjithashtu e përdor romanin për të kritikuar shoqërinë ruse të kohës së tij, duke e portretizuar atë si një sistem që ndihmon në përforcimin e ndjenjës së inferioritetit dhe frikës tek individët. Golyadkin, si një personazh, është një simbol i atyre që luftojnë për të gjetur vendin e tyre në një botë që i duket të huaj dhe armiqësore.
-
(0 reviews)
Spare – Në hije
1,500 LMenjëherë pasi është botuar në anglisht, vetëm pak javë më pas, shtëpia botuese “Uegen” sjell në shqip autobiografinë që është kthyer në bestseller-i i momentit në të gjithë botën. Për herë të parë, Princ Herri tregon historinë e tij, duke përshkruar udhëtimin me ndershmëri të vërtetë, të patundur. Një botim historik, plot dije, zbulesë, vetë-ekzaminim dhe mençuri të fituar me vështirësi, lidhur ngushtë me fuqinë e përjetshme të dashurisë mbi pikëllimin. Pas datës 6 mars, libri vjen në duart e lexuesve.
-
(0 reviews)
Spiritus
1,000 LSi në një vepër të Shekspirit, anketuesit luajnë rolin e klounëve që bëjnë pyetje thelbësore. Pyetje të cilat kanë lidhje me një referencë tjetër të Kadaresë: traditën homerike…
-
(0 reviews)
Spiun mes shokësh
2,000 LE treguar në bazë të dosjeve të porsahapura té MI5-és dhe të dokumenteve familjare të pazbuluara më parë, libri “Spiun mes shokësh është historia e një mashtrimi monumental, që përcaktoi betejën e spiunazhit gjatë Luftës e Ftohtë dhe dërgoi qindra veta drejt vdekjes. Jeta mahnitëse e Kim Filbit, dezertorit britanik dhe urithit sovjetik më famëkeq në histori, është një rrëfenjë e besnikërisë politike dhe dyfaqësisë personale; e një ekzaminimi të tmerrshëm se ku arrin ta njohësh tjetrin në të vërtetë
-
(0 reviews)
Spiuni dhe tradhtari
1,500 LHistoria më e madhe e spiunazhit të Luftës së Ftohtë. Ben Macintyre, në librin e tij “Spiuni dhe tradhtari” tregon një histori tradhtie, jetë të dyfishtë dhe guximi të madh që arriti ta ndryshojë kursin e Luftës së Ftohtë përgjithnjë.
-
(0 reviews)
Spqr – Një histori e Romës së lashtë
1,500 LAjo çmonton mitet dhe narrativat e ngulitura në mendjet tona që nga koha e Mesjetës për të na dhënë një histori ashtu si realisht mund të ketë qenë dhe jo ashtu si ne e imagjinojmë.
-
(0 reviews)
Stalingradi
2,500 LStalingrad, shkruar nga autori Vasily Grossman, është një histori mbi betejën e ndodhur në qytetin e Stalingrad gjatë luftës së dytë botërore. Grossman ka arritur të përshkruajë me një stil origjinal atë që konsiderohet si një nga luftërat më makabre. Vlerësuar si “lufta dhe paqja” e shekullit të 20-të, kjo vepër është një dëshmi e pasur mbi realitetin e Europës lindore, treguar nëpërmjet një larshmërie të pasur detajesh dhe faktesh.
-
(0 reviews)
Stamboll Stamboll
1,000 LNjë qeli, katër burra, dhjetë ditë, një mori historish: një vjetër janë të burgosur në një dhomë të ngushtë e të akullt në bodrumet e Stambollit. Mes marrjes në pyetje, torturave, kohës pezull dhe palëvizshmërisë së detyruar, në të cilën janë gozhduar, ata zbulojnë magjinë dhe fuqinë e fjalës si e vetmja rrugë e mundshme shpëtimi. Personazhet e këtij libri, ashtu si te Dekameroni, kalojnë kohën e izolimit të tyre duke i treguar njëri-tjetrit histori dhe kështu, në një rrëfim koral, zbulojnë fillin që i lidh dhe arsyen pse gjenden të burgosur.
-
(0 reviews)
Stambolli – Kujtime dhe qyteti
1,400 LAutori i rrëfen lexuesit monumentet dhe parajsën e humbur të Stambollit, rrugicat e ngushta, vilat dhe kanalet osmane; na njeh me shkrimtarët, artistët dhe gazetarët. Në një mënyrë prekëse, tërheqëse dhe të magjishme Pamuku e transformon këtë biografi të pazakontë, të filluar si “portret artisti në rini”, duke e shndërruar në “portret artisti në qytet”. Ky libër është njëkohësisht edhe historia e qytetit, edhe autobiografia e shkrimtarit.
-
(0 reviews)
Stinë pandemie
900 LNjë libër i veçantë i Kongolit, origjinal, i shkruar në atmosferën e absurdit të pandemisë. Autori ka zgjedhur të rimarrë pothuaj të gjitha personazhet e një prej romaneve të tij më të suksesshëm, “I Humburi”.
-
(0 reviews)
Stoiku
1,000 LMe “Triologjinë e Dëshirave”, ashtu si edhe në shumicën e veprave të Drajzerit, elementi autobiografik është bashkëudhëtari letrar më besnik. Është elementi i sigurisë maksimale, sepse ai luan jo vetëm me grafikën e kontrasteve shoqërore, por edhe me depërtimin në detaje në sensimentin e personazheve që mishërojnë tiparet klasike të një shoqërie në degradim.















