Ky libër kaq i fuqishëm e i shkruar me mjeshtëri, pasqyron më së miri bindjen e Barak Obamës se demokracia nuk është një dhuratë nga lart, por një frymë që bazohet tek ndjeshmëria dhe mirëkuptimi, e cila duhet të ndërtohet ditë pas dite.
Krijuar nga mësuesit për mësuesit, ky është udhëzuesi përfundimtar për të shpalosur potencialin e nxënësve përmes mësimeve krijuese, mesazheve fuqizuese dhe mësimdhënies novatore. Trajneri i Mendësisë së Rritjes ofron gjithçka që ju nevojitet për të nxitur një klasë të mentalitetit të rritjes,
Shkrimtarja e miliona kopjeve të shitura me librin “Vajza pa emër” sjell për lexuesit romanin e ri, “Trëndafila të humbur”, në qendër të të cilit janë tri gra të guximshme gjatë Luftës së Parë Botërore.
Nga takimi i jashtëzakkonshëm i një tregimtari si Umberto Eco dhe një artist si Eugenio Carmi, tri histori për respektin dhe shpresën, për fëmijë e të rritur, për ata që duan të lexojnë me imagjinatë.
“Te Truri idiot, neuroshkencëtari Dean Brunett zhbiron masën tonë misterioze të përhimët (dhe të bardhë). Përgjatë rrugës, ai shpjegon papërsosmëritë e trurit njerëzor dhe mënyrën se si ato ndikojnë në çdo gjë që themi, bëjmë dhe përjetojmë. Ky libër, që paraqet një hulumtim prej eksperti të shkruar në një mënyrë argëtuese, i dedikohet çdokujt që pyet veten pse truri i tyre duket se po saboton jetën e tyre dhe çka dreqin bën ai në të vërtetë.”
Seria Twisted është kthyer në një fenomen global. Shtëpia botuese Dritan sjell vëllimin e tretë të serisë Twisted “Urrejtje”, shkruar nga shkrimtarja Ana Huang.
Saga “Udhëtarja e kohës”, nga Diana Gabaldon vjen në shqip me vëllimin e parë.Një cift që kërkojnë ti japin një mundësi të dytë marrëdhënies së tyre pas luftës.Por rrugës gjërat komplikohen dhe Kleri e gjen veten mes dy meshkujsh, ne dy jetë të largëta.
Jepini jetë gjërave të bukura dhe jo atyre të shëmtuara. Ju nuk keni shumë kohë dhe energji për të humbur. Me një jetë të tillë të shkurtër, me një burim të vogël të energjisë, është thjesht budallallëk ta humbasësh në trishtim, zemërim, urrejtje dhe xhelozi.
Një rrëfim i pushtetit dhe i paturpësisë amerikane, që do ta bënte krenar Tony Soprano n… Në këtë rrëfim të lakmisë amerikane të fundshekullit të njëzetë, Belfort demonstron se , qoftë kur bursa është optimiste apo pesimiste, ata që e bëjnë interesante janë ujqërit.
Në një botë të egër, ku të qenit zezake dhe grua njëkohësisht ta bën jetën të pamundur, Maya Angelou arrin të ringrihet si një grua fenomenale. Ky roman, poetik dhe i fuqishëm, do të prekë zemrat dhe do të ndryshojë mendjet për sa kohë që njerëzit do të vazhdojnë të lexojnë.
Për adhuruesit e librit “Tatuisti i Aushvicit” dhe “Vajzat e humbura të Parisit” vjen tani një histori e paharrueshme nga Lufta e Dytë Botërore. Një rrëfim fenomenal për kurajën, për dashurinë dhe për të gjitha mizoritë që sjell lufta.