• (0 reviews)

    Antologji e poetëve të harruar

    1,000 L

    Shpresoj që kjo përpjekje jona do të shërbejë sadopak për ta ndriçuar panoramën poetike të asaj periudhe, për të rifreskuar kujtesën tonë artistike, si dhe për t’i nxjerrë nga mjegulla e harrimit vlerat poetike të autorëve që përfshihen në këtë antologji.

  • (0 reviews)

    Dashnorët poshtë Danubit

    1,000 L

    Budapest, 1944. Në Evropën e shkatërruar nga lufta, Hana dhe Bora takohen përsëri shumë vjet pas divorcit të dhimbshëm. Kurrë s’e kishin menduar se do të bashkëjetonin përsëri, por në rrethana kaq ekstreme. Nazistët kanë pushtuar qytetin dhe ndjekin hebrenjtë. Bora, një aristokrat piktor dhe diplomat, strehon në bodrumin e shtëpisë së tij një çift hebrenjsh: ish-gruan dhe burrin e saj aktual, me të cilin ajo e ka tradhëtuar.

  • (0 reviews)

    Flakërima dashurie

    1,200 L

    Antologjia poetike “Flakërim dashurie” botohet për herë të parë në gjuhën shqipe. Poezitë janë kryesisht nga “Divani” e duke qenë së tema e dashurisë mbizotëron tërë krijimtarinë e Rumiut, ajo është dominante edhe në këtë përmbledhje. Aty perfshihen dhjetëra poezi të Rumit, që prekin edhe tema nga metafizika, teologjia, kozmologjia e psikologjia.

  • Sasi e limituar
    Home Body
    (0 reviews)

    Home Body

    900 L

    Pas një mungese të gjatë, rivjen te lexueset dhe lexuesit me librin e “home body”, me rrëfime mbi mendjen, zemrën, pushimin dhe zgjimin.

  • (0 reviews)

    In Love

    1,000 L

    Në këtë vëllim vjen një përmbledhje e të gjithë poezive më të mira të autorit kushtuar dashurisë, këtij pasioni të fuqishëm njerëzor. Përzgjedhja është bërë mbi këtë tematikë dhe sjell krijimtarinë e Preç Zogajt përgjatë shumë viteve

  • (0 reviews)

    Kërcim në bosh

    800 L

    Bota është një bosh i madh, është i pafund: “Nis e sos ku ta mendosh”. Këto janë reflektime metafizike dhe shpirtërore të Timo Fllokos, ku janë përfshirë edhe tekste këngësh të njohura nga autori. Sigurisht, ky libër është konsideruar edhe një dedikim që Timo Flloko e ka bërë për të dashurit e tij më të shtrenjtë.

  • (0 reviews)

    Libri i dashurisë

    1,000 L

    Rumi është poeti mistik më i zjarrtë dhe më i thellë i njerëzimit. Praninë përherë në të tanishmen ia mundësojnë fjalët që ai ka hedhur në letër. Ato të befasojnë me dritat e ndezura të një kujtese të gjithësishme, duke e lidhur burimin e gjithçkaje me Thelbin e Shpirtit.

  • (0 reviews)

    Lule nate

    1,000 L

    Kto poema janë krejtësisht të pabotueme, ndonse mosha e tyne asht relativisht e madhe. U krijuen e kurr sdolën prej mitrës që i ushqeu, sepse jeta zhvillohej vetëm ditën e kto ishin lule nate.

  • (0 reviews)

    Lulet e së keqes

    900 L

    Disa më kanë thënë se këto poezi mund të bëjnë keq; nuk jam gëzuar për këtë gjë. Ca të tjerë, shpirtra të mirë këta, më kanë thënë se mund të bëjnë mirë; as kjo nuk më ka pikëlluar. Frika e të parëve dhe shpresa e të dytëve njëlloj më kanë çuditur dhe kanë shërbyer vetëm për të marrë vesh se ky shekull i ka çmësuar dhe harruar të gjitha nocionet klasike lidhur me letërsinë. (Charles Baudalaire)

  • (0 reviews)

    Milk and honey

    1,000 L

    Rupi Kaur është poete, shkrimtare dhe ilustratore kanadeze. Ajo është e njohur në të gjithë botën për përdorimin e poezisë së shoqëruar me ilustrimet, të cilat i realizon vetë. Arti i Rupit punon për të transformuar përvojat e dhimbjes dhe dëshirës në himnet e pranimit dhe të triumfit.

  • (0 reviews)

    Mos kërko falje për cfarë ke bërë

    1,400 L

    Mahmoud Darwish-i konsiderohet një nga shkrimtarët dhe poetët më të rëndësishëm palestinezë, arabë dhe ndërkombëtarë, emri i të cilit lidhet fort me poezinë e revolucionit dhe atdheut, dashurisë, lirisë dhe romantizmit. Njihet si një nga autorët që ndikoi në përparimin e poezisë moderne arabe dhe futjen e simbolizmit në të. Për profesorin palestinez amerikan Edward Said, i Universitetit të Columbia-s në Nju Jork, Mahmoud Darwish është poeti më i shkëlqyer arab, me një famë të padiskutueshme në Palestinë dhe Izrael, vendi ku ai u rrit, por prej nga u largua në mërgim në vitin 1970.

  • (0 reviews)

    Ndjenja e kohës

    800 L

    Kjo përmbledhje cek distancën e perceptuar mes së tashmes dhe së shkuarës, një distancë që kthehet në një humnerë thuajse të pamundur për t’u kapërcyer, qoftë si akt vullneti, qoftë si akti hiri nga lart

  • (0 reviews)

    The sun and her flowers

    1,000 L

    Autorja bestseller e The New York Times, Rupi Kaur, “Milk and honey”, vjen me vëllimin e dytë me poezi; një udhëtim vibrues dhe shërues për rritjen dhe shërimin. Libri është i ndarë në pesë kapituj, dhe shoqërohet me ilustrimet e vetë autores. Ky është një libër i dedikuar për dashurinë, në të gjitha format e saj.

  • (0 reviews)

    Vepra I: Poezia

    1,500 L

    Ajo ndahet në dy libra: libri i parë, Buzë të ngrira në gaz, përmbledh poezinë e krijuar nga Zorba dhe libri i dytë, …e ndonjë varg nga poetë të tjerë…, përfshin poezinë e përkthyer nga ai. Librat janë konceptuar si më vete, por që mbështillen nga një veshje e përbashkët, mbulesa. Ky lloj hartimi u mendua si i tillë nga një pikëpamje praktike, duke pasur parasysh edhe entuziastin e poezisë, edhe studiuesin e saj.