• (0 reviews)

    Flaka misterioze e mbretëreshës Loana

    1,600 L

    Ideja e jetës, kufijtë dhe perspektivat e saj janë rrëfyer në këtë roman përmes kujtimeve. Ky është një libër që të bën të mendosh e kuptosh se si automatizimi i ekzistencës i ka kthyer edhe gjërat më të rëndësishme në jetë si të mirëqena. Dhe personazhit i duhet të humbë kujtesën që të rizbulojë botën! Një roman ku Eko, si kurrë më parë, hyn thellësisht në misterin e shpirtit njerëzor.

  • (0 reviews)

    Flama

    800 L

    Teksa Di Hima heton, na shpaloset përpara syve një mjerim i madh, jo vetëm  ekonomik, por edhe shpirtëror. Njerëz që nuk duan të njohin rrënjët e tyre,  të shkuarën e tyre; gra që shiten e blihen në pazar për hiçmosgjë, njerëz të kulturës që i kanë duart e lidhura në gjithë atë zallahi, mjekë që përplasen me  realitete të paimagjinueshme, njerëz të lirë si banorët e Bregut të Lumit, që  prapë mbeten me disa parime brenda për brenda “shthurjes” së tyre.

  • (0 reviews)

    Fletorja e Majës

    1,200 L

    Isabel Allende rrëfen sërish jetën e një femre guximtare në një roman që përballon me delikatesë të madhe marrëdhëniet njërëzore: miqësitë e pakushtëzuara, historitë e njëmendta të dashurisë si dhe ato më të padukshmet, dashuritë e adoleshencës dhe ato që zgjasin një jetë.

  • (0 reviews)

    Flokëkuqja

    1,300 L

    Është Stambolli i viteve ’80, kur Xhemi, një gjimnazist i etur për libra, duhet t’i nxjerrë vetë paratë për të shkuar në universitet, ngaqë i ati, një aktivist i majtë, zhduket shpesh nga jeta e tyre familjare. Djaloshi ynë do të ndjekë pas usta Mahmutin, një mjeshtër i hapjes së puseve me teknika të vjetra, diku në një provincë jo larg prej aty, e që pak vite më vonë do të jetë thjesht një lagje informale e qytetit. Por djaloshi ëndërrimtar, i magjepsur nga rrëfimet e vjetra, nga librat dhe ëndrrat që i sheh nën yje në fushë të hapur ku punon, do të trazohet kur të takojë Flokëkuqen e Ongorenit, një grua gati dyfishi i moshës së tij, pa e ditur se dikur ajo vetë ia kishte rrëmbyer zemrën e të atit në ato rrëmuja politike që ndoqën historinë turke pas grushtit të shtetit. Sikur të mos mjaftojë kjo, ai do ta braktisë dhe do ta lërë në pus ustain e tij të dashur dhe do të jetojë më pas tridhjetë vjet me ndjesinë se e ka vrarë.

  • Sasi e limituar
    (0 reviews)

    Gabriela, karafil dhe kanellë

    1,400 L

    Botimet Living prezantojnë librin “Gabriela, karafil dhe kanellë” nga Jorge Amado.

  • (0 reviews)

    Gjahtari i tigrave

    1,600 L

    Autorja e sages bestseller “Tatiana dhe Aleksandri”, Paullina Simons vjen me nje tjeter roman te ri para lexuesit shqiptar: Gjahtari i tigrave i çon lexuesit nga lartësitë marramendëse të gëzimit në thellësitë e dëshpërimit dhe kjo përsëritet, në një roman të ri të paharrueshëm nga një tregimtare e mrekullueshme.

  • (0 reviews)

    Gjashtë shëtitje në pyjet e tregimtarisë

    700 L

    “Erudit, me vështrim të gjerë dhe humor të thellë… Shembujt letrarë të Eco-s fillojnë nga Dantja te Dumaja, nga Sterne te Spillane. Teksti është emocionues për mendimin, shpesh komik, dhe plot me arsyetime befasuese.” Atlantic Monthly

  • (0 reviews)

    Gjëja e fundit që më tha ai

    1,200 L

    Me ritmin marramendës, kthesat e papritura të ngjarjeve dhe dramën familjare që përmban, romani “Gjëja e fundit që më tha ai” është një mister që të mban mbërthyer dhe që të trondit me zgjidhjen me të cilën mbyllet.

  • (0 reviews)

    Gjemia e mbytur

    1,000 L

    Një rrëfim i përkryer romanesk i Kongolit ku ndërthuren realja me irealen, e djeshmja me të sotmen, në një lojë ku shfaqen hije të së kaluarës në kërkim të kujtesës së humbur dhe jetëve të vjedhura.

  • (0 reviews)

    Gjenerali i ushtrisë së vdekur

    1,000 L

    Një përmbledhje historie, faktesh tronditëse tëluftës, një tablo e gjerë e kulturës dhe mendësisë shqiptare që drithëron çdo lexues.

  • (0 reviews)

    Gjenerali në labirintin e tij

    1,200 L

    Ky roman i shkurtër, i bazuar në histori, përshkruan ditët e fundit të Simon Bolivarit. Në moshën 46 vjeçare, në vitin 1830, i plakur para kohe, i rraskapitur dhe gati në agoni, Gjenerali (siç referohet në libër), dikur heroi dhe presidenti i republikës së kombeve, që i çliroi nga dominimi spanjoll, por tashmë pa lavdi, ndërmerr një udhëtim të fundit, melankolik, përgjatë lumit Magdalena, e përgjatë brigjeve të tij, duke vizituar sërish qytetet, duke ripërjetuar triumfet, pasionet dhe tradhtitë ne jetën e tij.

  • (0 reviews)

    Gjiganti i fjetur

    1,000 L

    “Gjiganti i fjetur” është një roman-fantazi i shkrimtarit Kazuo Ishiguro, fitues i çmimit Nobel në 2017. Ky është një reflektim i hollë dhe melankolik për kujtesën dhe harresën, si dhe për rolin që luajnë ato jo vetëm në jetën e individëve, por edhe në atë të vendeve e popujve.

  • (0 reviews)

    Gjinj dhe vezë

    1,500 L

    Historia e tre grave, shkruar nga një shkrimtare që vlerësohet prej Haruki Murakami-t si romancierja bashkëkohore më e rëndësishme e Japonisë, FITUESE E ÇMIMIT AKUTAGAWA.

  • (0 reviews)

    Gjithçka që ke

    1,000 L

    Për ta gjetur e për ta ndalur, dikush duhet të kërkojë në skutat më të errëta të kujtimeve dhe të shkelë në rrugët më të përhumbura të së kaluarës, pavarësisht frikës se ato të shpien drejt fundi shkatërrues.

  • (0 reviews)

    Gjuetia e ethshme e deles

    1,500 L

    Murakami sërish, si pakkush, sjell një histori magjike me nota të forta surrealiste dhe lirike.

  • (0 reviews)

    Gomorra

    1,200 L

    Në këtë libër tërheqës dhe të dokumentuar deri në detaje, Roberto Saviano ka sjellë si logjikën sypatrembur ekonomiko-financiare dhe ekspansioniste të klaneve të Napolit dhe Caserta-s, që nga Secondigliano e deri në Casal di Principe, ashtu dhe fantazinë e ndezur, që logjikës së biznesit i bashkëngjit fatalizmin vdekatar të samurajëve gjatë Mesjetës në Japoni.