• (0 reviews)

    Njerëzimi – Një histori shpresëdhënëse

    1,500 L

    Libri Njerëzimi siguron shtyllën kurrizore filozofike dhe historike për të na dhënë vetëbesimin për të bashkëpunuar, për të qenë të mirë dhe për të patur besim tek njëri-tjetri dhe për të ndërtuar një shoqëri më të mirë.

  • Sasi e limituar
    (0 reviews)

    Paçinko

    1,400 L

    Historia rrallëherë tregohet zemërgjerë. Në këtë sagë epike që rrjedh në katër breza, shkrimtarja Min Jin Lee shpalos historinë e një familjeje koreane të varfër, por krenare, e cila do të përndiqej përjetësisht, për shkak se vinte nga një tokë që, në të vërtetë, as që e kishte njohur kurrë.

  • (0 reviews)

    Pasqyra dhe drita

    1,800 L

    Romani, i shkruar në pjesën më të madhe në kohën e tashme, në formën e një dialogu midis Kromuellit dhe personazheve të tjera, ka përshkrime poetike të mrekullueshme dhe një pasuri të jashtëzakonshme leksikore, për sjelljen e të cilës në shqip do t’i jemi mirënjohës përkthyesit Korab Hoxha.

  • (0 reviews)

    Perandoritë e detit

    1,500 L

    Perandoritë e Detit është një histori me ngjyra e ndodhi të jashtëzakonshme dhe ofron një kontekst thelbësor rreth përplasjes sonë të qytetërimeve.

  • (0 reviews)

    Politika si Ide

    1,200 L

    Ky është një libër ndriçues për këdo që dëshiron të japë kontribut në shoqëri e politikë, po edhe një dëshmi e rrahjes së mendimeve, e kontributeve, e luftës për përparim e demokratizim që kanë zhvilluar shoqëria civile dhe politika, ku ka kontribuuar dhe vazhdon të kontribuojë Valentina Leskaj.

  • (0 reviews)

    Qyteti i pasur

    1,500 L

    Autori i bestsellerit të New York Times “Perandoritë e Detit” përvijon udhëtimin befasues pesëqindvjeçar të Venedikut deri në majën e pushtetit, madhështisë e pasurisë, në një rrëfim epik, që nuk ka rivalë për sa u përket dramës e intrigave.

  • Sasi e limituar
    (0 reviews)

    Rasputini- Besimi, fuqia dhe fundi i Romanovëve

    3,000 L

    Rasputini nuk është vetëm një biografi përfundimtare e një njeriu të jashtëzakonshëm dhe legjendar, por një portret magjepsës i muzgut të Rusisë Perandorake, teksa ajo po shkonte drejt katastrofës.

  • (0 reviews)

    Revolucioni grek 1821 dhe krijimi i Europës Moderne

    2,200 L

    Një histori se si shtetarët u pajtuan me një forcë edhe më të fuqishme se ata vetë – forcën e nacionalizmit – ky është mbi të gjitha një libër për mënyrën sesi njerëzit vendosën ta shihnin botën e tyre ndryshe dhe, me një kosto shpesh të tmerrshme për veten dhe familjet e tyre.

  • (0 reviews)

    Rregullat e Gotit, historia e Xhon Alites dhe rënia e mafias Amerikane

    1,300 L

    Një përshkrim gazetaresk i historisë së Xhon Alites në familjen kriminale Gambino dhe rolit të tij në gjyqet federale të Xhunior Gotit.

  • (0 reviews)

    Salla e ujqërve

    1,600 L

    Në stilin e vet të paimitueshëm, Hilari Manteli paraqet një pamje të një shoqërie në prag të ndryshimit, ku individët e luftojnë ose e përqafojnë fatin e tyre me pasion dhe kurajë. Një epokë kur fatet personale dhe politike ndahen nga një fije floku, kur suksesi sjell pushtet të pakufizuar, por një dështim i vetëm është baras me vdekje.

  • Sasi e limituar
    (0 reviews)

    Sapiens

    2,000 L

    Gjithëpërfshirës, i thellë, provokuese dhe i guximshëm: Libri Sapiens ka sfiduar gjithçka që kemi ditur rreth qenies njerëzore: Mendimet tona, veprimet tona, fuqia jonë … dhe e ardhmja jonë.

  • (0 reviews)

    Sekretet e Stambollit

    1,200 L

    Ky libër është rrëfimi, ndoshta edhe romani i Stambollit. Protagonist është një qytet i përjetshëm, i jashtëzakonshëm, një qytet i mishëruar në rrënojat e veta. Fabula janë historitë e burrave dhe grave që e themeluan, jetuan dhe e braktisën.

  • (0 reviews)

    Shkendija e jetes

    1,000 L

    509 është një i burgosur politik në një kamp gjerman përqendrimi. Për 10 vjet me radhë ka mbijetuar në kushtet më të paimagjinueshme. Gati duke vdekur, ai sërish e ndjen se fundi i luftës është afër.

  • (0 reviews)

    Si vdesin demokracitë

    1,200 L

    Demokracitë mund të vdesin si pasojë e një coup d’état (grusht shteti) – ose mund të vdesin ngadalë. Kjo e dyta ndodh në rrjedhojë të një mashtrimi, pak nga pak: fillon me zgjedhjen e një udhëheqësi autoritarian dhe vazhdon me abuzimin e pushtetit qeverisës dhe shtypjen e plotë të opozitës.

  • (0 reviews)

    Sonatë në Aushvic

    1,300 L

    Një foshnjë e lindur në kazermat e Aushvic Birkenaut në tetorin e vitit 1944. Një sonatë e kompozuar nga një oficer i ri gjerman, në të njëjtën datë, po në Aushvic. Dy histori që kryqëzohen dhe që plotësojnë njëra-tjetrën. Disa dekada më vonë, Amalia, vajza portugeze e një babai gjerman, fillon të heqë velin që mbulon të kaluarën naziste të familjes, nëpërmjet një partiture muzikore të gjetur, e nënshkruar nga gjyshi i saj Friedrik dhe e titulluar “Për Hajan”.