Meral Kureyshi, e lindur në Prizren dhe e shpërngulur që në fëmijëri në Bernë, është tashmë një ndër zërat kryesorë të letërsisë bashkëkohore në Zvicër.
E përkthyer në disa gjuhë, “Në det nuk hymë kurrë” ishte pjesë e listës së ngushtë të Swiss Book Prize 2025.
Me një vështrim realist dhe gjuhë poetike, Meral Kureyshi ndriçon jetën e grave të brezave të ndryshëm, duke ofruar një tablo panoramike të jetës familjare në ditët e sotme.











