Këtë roman të ri të Nasi Lerës pata nderin ta lexoja që në dorëshkrim.
Dhe, siç ndodh sa herë lexoj Nasi Lerën, mbeta në tekstin e tij, sepse teksti i tij është bota, njerëzimi, planeti i tij i ndriçuar. Nasi Lera është tërheqës edhe për hir të qartësisë: njerëzit e viset e sjella prej penës së tij janë të pangatërrueshme. Si çdo shkrimtar i madh, ai nuk sjell në letërsi aludime, shartesa artificiale, insinuata provokuese, por bën zbulime të mprehta, qarkon imtësi me forcë përgjithësuese universale, trajta të natyrës njerëzore…
Virion Graçi, shkrimtar.











