Një natë, të gjitha kafshët e Fermës Menor të zotit Xhons mblidhen në hambar për të dëgjuar Majorin plak, derrin që u mban ligjërata për një botë ku të gjitha kafshët jetojnë të lira nga tirania e padronëve të tyre njerëzorë. Pak kohë pas kësaj mbledhjeje, Majori plak vdes, por kafshët, të frymëzuara nga shtatë urdhëresat e tij, planifikojnë një rebelim kundër zotit Xhons. Dy prej derrave të fermës, Snoubolli dhe Napoleoni, spikatin si figurat më të shquara të kësaj sipërmarrjeje të rrezikshme. Në rastin e parë kur Xhonsi harron t’i ushqejë, revolu-cioni shpërthen dhe ai së bashku me njerëzit e tij zbohen. Ferma Menor riemërohet “Ferma e kafshëve” dhe shtatë urdhëresat e Majorit plak shkruhen në murin e hambarit.
Kjo alegori e një shoqërie të shtypur, të përbërë nga kafshë të keqtrajtuara dhe të stërmunduara, të cilat kërkojnë drejtësi dhe barazi, mbetet një nga satirat më të gjetura e po aq aktuale
sa ç’ka qenë më shumë se gjysmë shekulli më parë. Ferma e Kafshëve është padyshim një nga veprat socio-politike më të rëndësishme të të gjitha kohërave.
“Një satirë thellësisht humoristike dhe therëse ndaj sundimit të shumicës
nga pakica.”
-The Guardian.
Komente
Nuk ka ende komente