Rrëfenjat i mbështjell atmosfera e shndritshme e një periudhe të lumtur të historisë së një vendi që ka njohur më shumë gjëma e vuajtje sesa gaze e begati. Është një kohë kur oborret, qofshin të mëdha, qofshin të vogla, e princërve dhe fisnikëve arbër feksnin nga vezullimet e një qytetërimi, ku Perëndimi dhe Lindja puqeshin me tërë shkëlqimin e tyre verbues, ku binin në sy sjellje të holla dhe rrezëllimet të një qytetërimi e arti të përpunuar. Me sytë e mendjes ne mund të shohim kështjella të mrekullueshme me salla të zbukuruara e të hijeshuara, ku dëfrenin muzikantët e poetët, ku dama të hijshme hidhnin valle e u merrnin mendtë të rinjve me hiret e tyre. Kalorës, pazhë e shërbëtorë të veshur me petka të fisme, që shprehnin pasurinë dhe fisnikërinë e zotërinjve të tyre u jepnin jetë dhe gjallëri kështjellave dhe banesave të Arbrit. Kopshte mikpritëse e të lulëzuara, manastire të pasura e me murgj të ditur, qytete gjithë jetë ku lëvrinte tregtia janë disa nga dëshmitë që sjellin rrëfenjat tona dhe që përshkruajnë një jetë të qetë e të hapur ndaj kontakteve me njerëz dhe race gjithfarësoj që lundronin ujërave të Mesdheut dhe udhëtonin nga viset rreth e qark.
Erotikoni dhe Satirikoni
1,200 L
Rrëfenjat i mbështjell atmosfera e shndritshme e një periudhe të lumtur të historisë së një vendi që ka njohur më shumë gjëma e vuajtje sesa gaze e begati. Është një kohë kur oborret, …
Përshkrim
Informacion shtesë
| Shtëpia Botuese | Aeditions |
|---|---|
| Numri i faqeve | 415 |
| Autori | Virgjil Muçi |
Komente
Nuk ka ende komente