Klienti

1,200 L

Romani i tij i fundit, “Klienti”, ka një ndërthurje të mençur, të tërheq me zgjuarsi në brendi dhe është mjaft prekës. Dëshira për të mësuar se çfarë vjen më pas, të bën të kalosh …

SKU: 9994333437 Kategoria

Romani i tij i fundit, “Klienti”, ka një ndërthurje të mençur, të tërheq me zgjuarsi në brendi dhe është mjaft prekës. Dëshira për të mësuar se çfarë vjen më pas, të bën të kalosh me padurim te faqja tjetër. Xhon Grisham është një mjeshtër i vërtetë i ndërtimit të ngjarjeve të ethshme. Marku gjendet i mbërthyer në mes të një sistemi ligjor të çmendur dhe një vrasësi mafioz, që vepron i dëshpëruar për të mbuluar krimin e tij. E vetmja aleate e tij është një grua e quajtur Regi Lov, që kishte vetëm katër vjet punë si avokate. Prokurorët janë të gatshëm të thyejnë çdo rregull për ta bërë Markun të flasë. Asgjë nuk do ta ndalonte mafien për t’ia mbyllur gojën. Dhe Regi do të bëjë gjithçka për të mbrojtur klientin e saj, madje duke vënë në lojë edhe jetën e të dyve.

Shtëpia Botuese

Dudaj

Numri i faqeve

496

Autori

John Grisham

Komente

Nuk ka ende komente