Edhe gratë mund të jenë heroina. Kur dëgjon këto fjalë, Frensis Mekgrathi merr thirrjen e jetës. E rritur në botën e mbushur me diell të Kalifornisë Jugore dhe e mbrojtur nga prindërit konservatorë, ajo ka qenë gjithmonë krenare, mirëpo në vitin 1965 bota po ndryshon dhe ajo befas guxon të imagjinojë një të ardhme ndryshe. Kur vëllai i saj shkon për të shërbyer në luftë në Vietnam, ajo bashkohet me Korpusin e Infermiereve të Ushtrisë dhe ndjek rrugën e tij. E pastër dhe e papërvojë sa edhe djemtë e dërguar në Vietnam për të luftuar, Frenki mbingarkohet nga kaosi dhe shkatërrimi i luftës. Çdo ditë është si një bast mes jetës dhe vdekjes. Mirëpo lufta është vetëm fillimi për Frenkin dhe miqtë e saj veteranë. Beteja e vërtetë qëndron në kthimin në shtëpi, në një Amerikë tashmë të ndarë, me protestues të zemëruar dhe në një vend që dëshiron ta harrojë Vietnamin.
Gra n? hije
1,400 L
Romani ”Gra në hije” hedh dritë mbi të gjitha gratë, sakrifica dhe përkushtimi i të cilave shpesh u harrua. Një histori e gjallë, me një heroinë të paharrueshme, idealizimi dhe guximi i së cilës do të përcaktonin një epokë.
7 stok
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Living |
---|---|
Numri i faqeve | 481 |
Autori | Krstin Hannah |
Komente
Nuk ka ende komente