Mejsi Sorensen është duke jetuar një jetë rutinë dhe emocionalisht të vakët: ajo punon fort si pediatre e re, po planifikon martesën me një burrë më të vjetër në moshë, por të sigurt financiarisht, dhe ka vendosur të ulë kokën e ta bëjë zemrën gur. Por, kur ajo takon rastësisht Eliot Petropolos – dashurinë e parë dhe të vetme të jetës së saj – flluska e kujdesshme që ajo ka ndërtuar fillon të shpërbëhet. Njëherë e një kohë, Eliot ishte e gjithë bota e Mejsit – ai ishte shoku me të cilin lexonin libra, njeriu që i hapi zemrën pas humbjes së nënës së saj… vetëm për ta thyer atë pikërisht natën që ai i shprehu dashurinë. I rrëfyer në intervale kohore të alternuara midis atëherë dhe tani, adoleshentët Eliot dhe Mejsi u rriten së bashku si miq duke kaluar në shumë më tepër – ata kalonin fundjavat dhe pushimet verore në një shtëpi jashtë San Franciskos duke gllabëruar libra, duke ndarë fjalët e preferuara dhe duke folur për dhimbjet dhe triumfet e tyre në rritje. Si të rritur, ata janë bërë të huaj me njëri-tjetrin deri në ribashkimin e tyre të rastësishëm. Edhe pse kujtimet e tyre errësohen nga agonia e asaj që ndodhi atë natë kaq shumë vite më parë, Eliot do të arrijë të kuptojë të vërtetën pas heshtjes dhjetëvjeçare të Mejsit dhe do të duhet të kapërcejë të kaluarën dhe veten për të ringjallur besimin e saj në mundësinë e një dashurie gjithëpërfshirëse.
Vetëm për dashurinë
1,250 L
I rrëfyer në intervale kohore të alternuara midis atëherë dhe tani, adoleshentët Eliot dhe Mejsi u rriten së bashku si miq duke kaluar në shumë më tepër – ata kalonin fundjavat dhe pushimet verore në një shtëpi jashtë San Franciskos duke gllabëruar libra, duke ndarë fjalët e preferuara dhe duke folur për dhimbjet dhe triumfet e tyre në rritje. Si të rritur, ata janë bërë të huaj me njëri-tjetrin deri në ribashkimin e tyre të rastësishëm.
4 stok
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Mediaprint |
---|---|
Numri i faqeve | 364 |
Autori | Christina Lauren |
Komente
Nuk ka ende komente