“AI E URREN… GATI PO AQ SA E DËSHIRON.” I mahnitshëm, kryelartë dhe i vendosur për t’u bërë mjek i suksesshëm, XHOSH ÇENI nuk ka takuar kurrë një vajzë, që të mos ketë rënë pre e magjepsjes së tij — me përjashtim të Xhuls Ambrozës. Kokëkuqja e bukur ka qenë si një gjemb në këmbë, që kur janë njohur, por, në të njëjtën kohë, ia ka përpirë mendimet si asnjë vajzë tjetër. Kur armiqësia e tyre shpërthen një natë të paharrueshme, ai propozon një zgjidhje që do ta nxjerrë nga shinat njëherë e përgjithmonë: një marrëveshje armiqsh me përfitime, me disa rregulla të thjeshta. Pa xhelozi.
Pa detyrime.
Pa rënë në dashuri. Një vajzë ambicioze, që spikat, XHULS AMBROZA, dikur e vdekur për festa, tani është përqendruar në një gjë të vetme: të marrë provimin e avokatisë. E fundit gjë që dëshiron, është të përfshihet në një marrëdhënie me një mjek, që është sa i padurueshëm, aq edhe tërheqës. Po sa më thellë e njeh, aq më shumë kupton se burri, që ka urryer prej kaq kohësh, është ndryshe nga sa e ka imagjinuar. Vëllai i shoqes së saj të ngushtë. Hakmarrja e saj. Shpëtimi i saj i vetëm. Një bashkim i ujdisur në ferr, po kur demonët e së kaluarës u vihen pas, ata përballen me disa të vërteta që mund t’i shpëtojnë… ose të shkatërrojnë gjithçka, për të cilën kanë punuar.
Twisted urrejtje
1,500 L
Seria Twisted është kthyer në një fenomen global. Shtëpia botuese Dritan sjell vëllimin e tretë të serisë Twisted “Urrejtje”, shkruar nga shkrimtarja Ana Huang.
15 stok
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Dritan |
---|---|
Numri i faqeve | 535 |
Autori | Ana Huang |
Komente
Nuk ka ende komente