Shigjeta e Kaltër, treni-lodër i mrekullueshëm, i ekspozuar në vitrinën e Befanës, tërheq vështrimin e Françeskos së vogël, i cili shet karamele në një kinema dhe nuk do të ketë kurrë paratë për ta blerë. Por, edhe lodrat kanë zemër dhe natën e 6 janarit hipin në trenin-lodër, duke nisur kështu një udhëtim të rrezikshëm, për të shkuar te fëmijët që i dëshirojnë me të vërtetë ato. Rodari rrëfen me lehtësi e mprehtësi për tema të rëndësishme. Treni i tij imagjinar kalon mbi shinat e solidaritetit, prek stacionet e miqësisë, rend drejt një të ardhmeje të qeshur e të ndritshme.
Shigjeta e kalter
800 L
Komente
Nuk ka ende komente