Diktatori

1,500 L

SKU: 9789928325259 Kategoria

Ciceroni, oratori më i madh i kohës së tij, pushteti i të cilit shtrihej deri te Cezari, ndihet i thyer dhe i dërrmuar. I dëbuar në mërgim, i zhveshur nga gjithçka, ai përpiqet të kuptojë arsyet e dështimit të tij.
Por, “për sa kohë ka jetë, ka shpresë,” siç thoshte ai vetë. Si shpërblim në këmbim të mbështetjes për Cezarin, ai lejohet të kthehet. Sapo vjen në Romë, falë oratorisë dhe strategjive të tij, rikthehet në arenën e gjyqeve, më pas në Senat dhe më në fund në pushtet. Për një periudhë të shkurtër, por të lavdishme, ja ku bëhet sërish njeriu më i rëndësishëm i Republikës.
Aty në majë të pushtetit kupton se bota politike është e paqëndrueshme dhe asnjë burrë shteti, as edhe ai më dinaku, nuk mund të mbrohet nga ambiciet dhe korrupsioni i të tjerëve, sidomos kur ata kanë legjione mbrapa.
Ky roman na shpalos disa nga momentet kyçe më të famshme në historinë e Romës: rënia e Republikës, lufta civile që pasoi, beteja mes Pompeit dhe Jul Cezarit në bregun tonë të Adriatikut.
Ndërsa personazhet dhe epoka e tyre vijnë nga lashtësia, tema e librit është e përjetshme: si të mbrohet liria prej kërcënimit të trefishtë të ambicies personale, prej një sistemi zgjedhor të dominuar nga interesat financiare, dhe prej luftërave të kushtueshme dhe pafundësisht të kryera në tokë të huaj?

Komente

Nuk ka ende komente