Tokë e premtuar

2,500 L

Ky libër kaq i fuqishëm e i shkruar me mjeshtëri, pasqyron më së miri bindjen e Barak Obamës se demokracia nuk është një dhuratë nga lart, por një frymë që bazohet tek ndjeshmëria dhe mirëkuptimi, e cila duhet të ndërtohet ditë pas dite.

SKU: 9789994306480 Kategoria

“Tokë e premtuar” është një rrëfim jashtëzakonisht intim dhe i brendshëm,  – rrëfimi i një njeriu që vë bast me historinë i një organizatori për komunitetin që vë në provë besimin e tij në skenën botërore. Obama është mjaft i çiltër për mënyrën e barazpeshuar të drejtimit të Zyrës si një afro-amerikan, për barrën e rëndë të pritshmërive të një brezi të tërë, të ngritura peshë nga mesazhet e “shpresës dhe ndryshimit” dhe për përballimin e sfidave të mëdha morale gjatë marrjes së vendimeve të rëndësishme. Ai tregohet mjaft i drejtpërdrejtë për forcat që e kundërshtonin si brenda vendit, ashtu edhe jashtë tij; krejt i hapur mbi ndikimin që jetesa në Shtëpinë e Bardhë kishte mbi bashkëshorten dhe vajzat e tij, dhe nuk ngurron të rëfehet për dyshimet e tij mbi veten dhe zhgënjimet e pësuara. Megjithatë, ai, për asnjë çast, nuk heq dorë nga besimi i tij se brenda eksperimentit madhështor amerikan, në zhvillim e sipër, përparimi është gjithnjë i mundur.

Komente

Nuk ka ende komente