Cirku i Iluzioneve

1,000 L

Një histori prekëse, dramatike, por plot shpresë, me dy protagonistë të zot që ëndërrojnë në një botë të pamëshirshme.

SKU: 9789928366559 Kategoria

Magjik, intrigues, që shkëlqen nga dritat dhe ngjyrat, “Bota e Çudirave” është një cirk i madh që përshkon të gjithë Europën. Në këtë univers magjik, Lena, vajza e iluzionistit të famshëm Teo Papadhopuli, është ndier gjithmonë e përjashtuar. Ky cirk përmban bukurinë dhe tradhtinë, magjinë dhe misterin, vetminë dhe dritën për Lenën që, e “ngujuar” në një karrige me rrota, pas poliomielitit që ka kaluar në fëmijëri, e gjen rrugëdaljen vetëm në libra. E bukur dhe kureshtare, Lena aspiron me zjarr botën e shkencës dhe mjekësisë, por jeta i merr një kthesë emocionuese kur shpëton Aleksandrin, një djalë jetim me një të kaluar misterioze. Dëshira për ta ndihmuar është më e fortë se çdo frikë dhe rrezik. Në pasaportën e djalit, shtypur me bojë të kuqe, bie në sy shkronja “J”: Aleksandri është çifut, i arratisur nga nazistët. Ndërsa Lufta e Dytë Botërore merr hov e kap pjesën më të madhe të Europës, miqësia e dy të rinjve lulëzon e kthehet në diçka më të thellë. Por, kur i ati dhe Aleksandri denoncohen, arrestohen dhe mbyllen në një kamp-geto në Çekosllovaki, Lena ndahet nga gjithçka që do dhe di. Pa mbështetje, e detyruar t’i zgjidhë vetë problemet, Lena gjendet përballë mëdyshjeve të forta dhe guxon të besojë në të pamundurën – te vetja.

Komente

Nuk ka ende komente