Cilat janë motivet që kanë nxitur këtë vrasje që turpëron Kanunin e Malësisë? A kemi të bëjmë me një krim ordiner apo mos vallë pas tij qëndrojnë shërbimet e fshehta angleze e italiane që duan të nxjerrin SHBA-në nga gara për koncesionet e shfrytëzimit të naftës në Shqipëri? Ndërsa populli, gazetarët, diplomatët dhe politikanët shtjellojnë teori të ndryshme në përgjigje të kësaj pyetjeje, lexuesit i zbulohet kapitull pas kapitulli, si gurët e një mozaiku, një tablo komplekse e Shqipërisë së periudhës së Ahmet Zogut, pak para se ky të përmbysej përkohësisht nga kundërshtari i tij kryesor, Fan Noli.
Vrasje në rrugën e veriut
900 L
Ngjarjet e librit orvaten rreth zbardhjes së një vrasjeje enigmatike që ndodh në prill të vitit 1924 në Urën e Drojës, në Rrugën e Veriut: Dy shtetas amerikanë gjejnë vdekjen, shoferi i tyre shqiptar plagoset rëndë.
Komente
Nuk ka ende komente