Autori shprehet per kete vellim me tregime: Qëllimi im ka qenë t’u jap zë këtyre hijeve tragjike, të cilat mbushën skenat mortore përgjatë ritualit satanik të flisë në “meshat e zeza” që bënte diktatura komuniste me adeptët dhe xhelatët e saj të përzgjedhur. Kështu, lëndë e këtij libri janë zërat e pengjeve të atyre fëmijëve, adoleshentëve, pleqve e burrave në kampet mortore të internimit me tela me gjemba, në qelitë e paraburgimit apo të hetuesive, sikundërse në burgjet e kamp-burgjet e Shqipërisë komuniste. Kjo “zhaurimë e përtejvarrit” përbën polifoninë e vajtimit prej vdekjesh të dhunshme të kainiadës sonë me dramën e vëllavrasjes e gjenocidit brendashqiptar, edhe pse në kohë paqeje.
Kur këndonin gjelat e tretë
900 L
Prozat e këtij libri nuk kanë të bëjnë me përkufizimet teoriko-akademike apo shkollareske mbi zhanret (kufitare apo jokufitare). Ato janë autorrëfime, përshkrime, skena e situata, monologje në çastet kritike të minutës fatale para fytyrës së vdekjes.
Komente
Nuk ka ende komente