Misteri i kriptit të magjepsur

1,000 L

Një histori emocionuese krimi dhe misteri, por njëkohësisht edhe një farsë tallëse dhe një satirë morale e shoqërore.

SKU: 9789928354013 Kategoria

Zhdukjet e mistershme të vajzave në kolegjin e motrave lazariste të San Gervasios janë pikënisja e aventurës detektiveske që ka si protagonist pacientin e një çmendine, i cili, i detyruar të bëhet detektiv, përfshihet në gjithfarë incidentesh prej të cilave ia del mbanë, duke e përmbushur misionin dhe duke zbuluar një farsë të ndërlikuar pasanikësh. Shkrimi i Mendosës, i butë dhe i lëmuar, është një shembull i shkëlqyer i kërkimit letrar personal, të qëruar prej çdo mimetizmi, i cili, pa i cenuar në një shikim të parë, thellohet te përmbysja e mënyrave tradicionale të tregimit dhe kësisoj arrin të hulumtojë si një detektiv i zoti. Një farsë tallëse dhe një satirë morale e shoqërore që i ka rrënjët më të thella te romani pikaresk dhe te modeli i Servantesit.

Komente

Nuk ka ende komente