Kafshët

700 L

Historitë e tyre përfaqësojnë dilema shumë njerëzore. Në këtë libër, njeriu është një kafshëz më shumë mes të tjerave e nuk zë një vend të privilegjuar në krijim.

SKU: 9789928310743 Kategoria

“Kafshët” e Miguel Torga-s është një univers i skicuar ne 14 tregime, ku njerëz e kafshë bashkëndajnë karakteristikat dhe peripecitë e jetës, duke ngritur pyetje thelbësore mbi shoqërinë dhe vetë ekzistencën. Ky klasik i letërsisë portugeze u botua për herë të parë më 1940-n. Secili nga tregimet ka një personazh: një kafshë të humanizuar apo një njeri që është thuajse kafshë dhe të gjithë jetojnë në luftë me natyrën, Zotin apo me veten. Të ndryshme mes tyre, këto “bishëza”, kafshë e njerëz, janë të gjitha në të njëjtën “Barkë të Noes”, toka amë, të vëllazëruara në një luftë të njëllojtë për jetën e për lirinë. Historitë e tyre përfaqësojnë dilema shumë njerëzore. Në këtë libër, njeriu është një kafshëz më shumë mes të tjerave e nuk zë një vend të privilegjuar në krijim. Për Miguel Torga-n, evolucioni e largoi Njeriun nga natyra, duke e dënuar me humbje dhe ai udhëton me “kafshëzat” në kërkim të thelbit të tij të pazbutur, të pastërtisë së instinktit, duke vendosur në pikëpyetje Zotin, lirinë, shoqërinë dhe marrëdhënien e individit me to.

Komente

Nuk ka ende komente