Pas humbjes së nënës dhe një beteje të vështirë me tumorin e gjirit, e vendosur të vërtetojë se peripecitë ku e përplasi jeta nuk e thyen dot, Xhoana Tilli i kthehet përditshmërisë derisa rutinën e jetës së saj të veçuar, e trazon shfaqja e beftë e një vajze këmbëzbathur e me trupin të mbuluar me të nxira. Vogëlushja e quan veten Ursa dhe pretendon se ka ardhur nga yjet, për të dëshmuar pesë mrekulli. E shqetësuar dhe me gjysmë zemre, Xhoi e lejon të qëndrojë, derisa… të zbulojë të shkuarën e saj. Si është e mundur që ajo vogëlushe lexon veprat e Shekspirit dhe i kupton ato më së miri? Përse në praninë e saj ndodhin gjëra pozitive? Teksa verës i vjen fundi dhe Ursa është në prag të dëshmisë së mrekullisë së pestë, afrohet edhe rreziku i së kaluarës së saj. Kur më në fund ai rrezik troket në derë, të gjitha sekretet e tyre më të dhimbshme dalin në dritë, ndërsa fatet do t’u lihen në dorë yjeve.
Atje ku pemët takojne yjet
1,400 L
Një debutim mahnitës, ku një fëmijë misterioz u mëson dy të panjohurve se si të dashurojnë dhe të kenë përsëri besim tek të tjerët dhe te vetja.
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Living |
---|---|
Numri i faqeve | 350 |
Autori | Glendy Vanderah |
Komente
Nuk ka ende komente