-
(0 reviews)
Tina Turner – lumturia je ti
1,300 LTina Turner – këngëtarja e dashur dhe legjendare – vjen me një libër thellësisht personal dhe frymëzues që zbulon mençurinë e fituar falë udhëtimit të saj drejt gëzimit dhe ofron një udhërrëfyes praktik për të gjetur lumturinë në jetën tuaj. “Lumturia je ti!” përfshin një album të veçantë fotografish me imazhe të rralla dhe të papublikuara më parë të Tina Turner nga vitet 1970 e deri më sot. Ky libër shërben edhe si udhërrëfyes praktik për një jetë të lumtur!
-
(0 reviews)
Rënia e gjigantëve
2,000 LNjë nga autoret më të mirë të kohës tonë, Ken Follet vjen me një sagë të re para lexuesit shqiptarë: ”Rënia e gjigantëve”, vëllimi i parë i trilogjis se shekullit te kaluar. Fatet e pesë familjeve gërshetohen në mënyrë të pashmangshme përmes dy kontinenteve në sfondin dramatik të Luftës së Parë Botërore dhe Revolucionit Rus. Gjithçka zë fill në qershor të vitit 1911. Ditën e kurorëzimit të Xhorxhit V në Londër.
-
(0 reviews)
Shah mat
1,500 LHistoria e tretë e dramatike e sagës E bardha dhe e zeza, shkruar nga Maloria Blackman, dhe sjelle ne shqip nga Virgjil Muçi.
-
(0 reviews)
Shërbëtorja po të vëzhgon
Çmimi origjinal qe: 1,200 L.960 LÇmimi i tanishëm është: 960 L.Nga shkrimtarja Freida McFadden e librave bestseller të New York Times, USA Today dhe Wall Street Journal vjen romani i ri i serisë “Shërbëtorja”, me kthesa të pabesueshme e plot tension. Ky libër mund të shijohet edhe si roman më vete. Dhe me të filluar leximin e tij, nuk do ta lëshoni nga dora derisa të mësoni kthesën e fundit shpërthyese.
-
-
(0 reviews)
I pandalshëm
1,200 LShtëpia Botuese “Minerva” sjell për lexuesit shqiptarë librin bestseller “I pandalshëm” i autoreve Tim S. Grover dhe Shari Wenk, i vleresuar si një nga librat më të mirë në ndryshimin radikal të mendësisë drejt suksesit dhe arritjeve personale.
-
(0 reviews)
Fito betejat me veten
900 LNë këtë libër, do t’ju tregoj se si të shkatërroni frikën dhe ta jetoni jetën me qëllim. Do të mësoni se si të: * Mposhtni frikën * Përmirësoni vetëbesimin * Mos shqetësoheni më * Jetoni sipas kushteve tuaja
-
(0 reviews)
Alice in Albania
2,000 LNë vitin 2017, gazetarja Alice Taylor, duke kërkuar një drejtim të ri në jetë, pas vrasjes me egërsi në Maltë të koleges së saj, Daphne Caruana Galizia, përfundoi në Shqipëri për një pushim treditor. Përgjatë një zinxhiri të çuditshëm ngjarjesh, puna e solli që ajo të rrinte, të ndërtonte jetën, të krijonte familje dhe të zhvillonte një pasion të thellë për “shtëpinë e saj të re”. Ajo ka shkruar gjatë e gjerë rreth vendit dhe e ka mbuluar për mjetet e informacionit vendase dhe ndërkombëtare.
-
(0 reviews)
Gënjeshra e parë
1,200 LAutori bestseller i New York Times-it, Mitch Albom, është një rrëfimtar magjik, që ngjall shpresë përmes rrëfimeve universale të dobësive tona njerëzore, si dhe të kërkimit të vazhdueshëm të kuptimit të jetës. “Gënjeshtra e parë” na tregon se si një tragjedi kolektive mund të përkthehet në plagë individuale, secila prej tyre e thellë dhe e fshehur, të cilat ndikojnë në mënyrë të tërthortë më pas në jetët e qindra mijëra të tjerëve. Albom-i rrëfen se si dëmet dhe dhimbjet nuk mbeten kurrë të izoluara, ato shpërndahen nëpër njerëz e në kohë, për të prekur tinëzisht secilin prej nesh.
-
(0 reviews)
Lena, deti dhe unë
800 LNë këtë roman të dytë të serisë, që mund të lexohet edhe më vete, autorja e mirënjohur, Maria Parr, kthehet në Gjirin Matildvik me një histori për Lenën, detin dhe Trilin.
-
(0 reviews)
Bota e Lukrecias vëll.3
800 L“Është vërtet e çuditshme familja ime! Por edhe sikur të më duhej ta shpikja, nuk do t’i ndryshoja asgjë!” Lukrecia zgjidhet në këshillin e klasës si përfaqësuese, bën stazhin e vëzhgimit në gjykatë, përfshihet në xhirimet e një filmi, mezi gjen një dhuratë për festën e mamasë, shkon në një ekskursion mësimor në fermë… Lukrecia është këtu më simpatike se kurrë!
-
(0 reviews)
Bota e Lukrecisa vëll.2
800 L“Po të paralajmëroj, sot kam kaluar një ditë jo fort të mirë.” Energjike dhe e gjallë, por sidomos plot humor, ja ku do të takohemi sërish me Lukrecian. Heroina jonë përgatitet për një prezantim super të rëndësishëm me Linat, për një dasmë pa nuse, për fejesën e befasishme të gjyshes dhe një mësim kërcimi. Ajo ka prindër të komplikuar, një vëllaçko që ia plas buzën dhe një kushëri që quhet… Nikolas.
-
(0 reviews)
Bota e Lukrecias vëll.1
800 L“Më quajnë Lukrecia dhe bota më mahnit.”Jeta e ëmbël dhe plot aventura e një heroine të re çapkëne, mes shoqesh, kafshësh shtëpiake dhe një familjeje gazmore. “Një lajm i mirë, Nikolasi i Vogël ka një motër të madhe!”
-
(0 reviews)
1947 viti kur filloj gjithçka
1,000 LDuke u nisur nga ngjarje në dukje të ndryshme, me një gjuhë të pasur, të gjallë, letrare, herë-herë poetike, Elisabeth Åsbrinku rrëfen lindjen e botës moderne, momentin në të cilin forcat që do të drejtojnë jetën tonë gjatë dhjetëvjeçarëve të ardhshëm, bëhen të njohura për herë të parë. Sharmi narrativ dhe kërkimi i përpiktë ndërthuren me tematikën historike dhe sociale të librit.
-
(0 reviews)
Pëshpërimat e tua
1,300 LTrupin tim të plagosur. Djalin që kisha menduar se do të ishte përgjithnjë imi. Jetën që kisha ëndërruar. Tani, Holti është kthyer. Dhe nuk është më djalë, por një burrë me hije poshtë syve e me demonë që e ndjekin pas. Thotë se ka ardhur të çojë drejtësinë në vend. Të kthejë diçka nga të gjitha ato që humbëm. Dhe nuk jep asnjë shenjë se do të largohet nga qyteti i vogël që ka qenë streha ime. Teksa çastet e vjedhura shndërrohen në ditë, Holti nuk më ndahet. Me shikimin e tij përvëlues e me prekjet molisëse. Nuk kalon shumë e muret e mia shemben dhe shpresoj fort që kjo mundësi e dytë të mos jetë aq e nxituar sa duket. Por jo të gjithë janë të lumtur nga kthimi i Holtit. Kur tragjedia godet sërish, jam unë ajo që bëhem shënjestra. Dhe kësaj here Holti mund të mos jetë në gjendje të më shpëtojë…
-
(0 reviews)
Ekzekutuesi
Çmimi origjinal qe: 1,500 L.1,050 LÇmimi i tanishëm është: 1,050 L.“Mbërthyes… Kepleri do t’ju lërë pa gjumë, derisa të keni kthyer faqen e fundit.” “Një triller jashtëzakonisht i rafinuar.” “Një roman plot aksion, i gjallë, me intriga të jashtëzakonshme dhe personazhe tepër interesante.”















