• (0 reviews)

    Komedia Hyjnore Parajsa

    600 L

    E treta “sublimis cantica” – sic e quajti autori i saj me vetëdije dhe bukuri të thellë, – përmban në vetvete diçka të papërseritshme, që e dallon nga të gjitha krijimet e tjera të letërsisë. 

  • Sasi e limituar
    Lord Xhim
    (0 reviews)

    Lord Xhim

    1,000 L

    Xhimi është një djalosh me sedër dhe imagjinatë të fortë, që vesh çdo gjë me një tis të mjegullt romantizmi. Ai e sheh veten si një hero të pagabueshëm. Prandaj edhe turbullohet kur papritur dhe vetvetishëm braktis një anije në rrezik mbytjeje.

  • Sasi e limituar
    Mjeshtri Dhe Margarita
    (0 reviews)

    Mjeshtri Dhe Margarita

    1,400 L

    “Mjeshtri dhe Margarita” në Bashkimin Sovjetik të periudhës staliniste mundi të shpërndahej në dorëshkrim në mënyrë clandestine, në rrethin e ngushtë të miqve të Bulgakovit. Në format u botua vetëm njëzet e gjashtë vjet mbas vdekjes së tij.

  • Sasi e limituar
    Hamleti
    (0 reviews)

    Hamleti

    800 L

    Tragjedia më e famshme shekspiriane besohet të jetë shkruar në 1601-1602 mbi bazën e një sage daneze, por e përpunuar me një mjeshtëri aq unike sa mund të quhet vepra teatrale më popullore dhe më e thellë e skenës. Ky është një botim luksoz i përkthimit të Fan. S. Noli, rreth vitit 1926 i domosdoshëm për çdo biblotekë.

  • (0 reviews)

    Jul Çezari

    800 L

    “Jul Cezari” u shkrua mes viteve 1599 dhe 1601, ku Shekspiri dramatizon, por edhe ndërlidh me mjeshtëri karakteret e veprës “Jetët Paralele” të Plutarkut, duke krijuar veprën teatrale më të fortë të botës, sa që me të drejtë konsiderohet shumë më me vlerë sesa duzina vëllimesh historianësh të specializuar. Një botim luksoz i përkthimit zyrtar të Fan S. Noli.

  • (0 reviews)

    Otello

    600 L

    Otello, arapi i Venedikut u shkrua më 1604, bazuar në veprën “Hecatommithi” i novelistit italian Giraldi Cinthio. Rolet e para janë Otello, Desdemona dhe Iagua, ndërsa të dytët janë Brabanti, Kasi, Roderigu, Emilia dhe Bianka. Ky është një botim luksoz i përkthimit unik të veprës nga Fan S. Noli.

  • (0 reviews)

    Armiku i popullit

    600 L

    “Armiku i Popullit”, i shkruar më 1883 – në një mot me kryeveprën e Nietzsche – s “Kështu foli Zarathustra”, është drama e tij sociale m’e bukur dhe m’e fortë…. Subjekti i saj me pak fjalë është ky: Doktor Stokmani zbulon që uja e banjave, ku shërben si mjek, përmban mikrobe sëmundjesh të rrezikshme nga shkaku që qyngjet shkojnë nëpër toka të molepsura prej ndyrësive të fabrikave. Proponon, në interesin e shëndetit publik, që qyngjet të vendosen nëpër toka të pastra…kapitalistët e mëdhenj, që e kontrollojnë stabilimentin e banjave thermale, refuzojnë t’i heqin ata të vetëm harxhet, dhe kështu barra e këtyre do të binte përgjithërisht mi kurrizin e proprietarëve të vegjël dhe të popullit të qytetit…

  • (0 reviews)

    Tartufi

    600 L

    Në historinë e letërsisë mbi emrin e Molierit është krijuar një konfuzion mbi dy çështje kryesore: 1. Moleri është klasicist apo realist borgjez? 2. Është ideolog i aristokracisë apo shprehës i interesave borgjeze? Disa studionjës të përmendur të veprës së Molierit ngulin këmbë se krijimtaria e tij ka karakter “feudal”, se ai është rob i klasicizmit. Disa të tjerë mendojnë se ai është ideolog i rendit të tretë, duke ia përshtatur veprën e tij realizmit borgjez. Që të dyja këto pikëpamje janë idealiste. Edhe në rastin e parë, edhe në të dytin ngatërrohen dy koncepte që nuk pajtohen njëri me tjetrin: metoda e të njohurit të botës në mënyrë artistike me tendencën, me rrymën në art. 

  • Sasi e limituar
    Kjo anë e Parajsës
    (0 reviews)

    Kjo anë e Parajsës

    900 L

    Kjo Anë e Parajsës, romani i parë i Ficxheraldit, rezultoi një sukses i menjëhershëm, i jashtëzakonshëm, kur u botua për herë të parë në vitin 1920; kjo vepër ndërtoi famën e tij letrare. Ndoshta romani më përcaktues i atij Brezi të Humbur, ky rrëfen historinë e Amori Bllejnit, një student i pashëm, i pasur i Prinstonit, i cili përfshihet pa shumë entuziazëm në kulte letrare, aktivitete liberale studentore dhe një numër flirtesh boshe me gra të reja. Megjithatë, kur më në fund bie vërtet në dashuri, vajza e refuzon për një tjetër.

  • (0 reviews)

    Kështjella e Kapelierit

    1,500 L

    Një roman shpirttrazues krenarie, lakmie dhe ndëshkimi të tmerrshëm. Kur i ati e detyron Meri Brodin të shkëputet nga shkolla, duke prerë të gjitha kontaktet e saj me të shkuarën dhe të ardhmen, jeta e vajzës mbetet rrethi i ngushtë, i ftohtë, i trishtuar, i shtëpisë atërore në një qytet të vogël të Skocisë.

  • (0 reviews)

    Mos e lufto pranverën

    1,000 L

    Ky roman sjell historinë e një beteje romantike që mund të lexohet si beteja e modernitetit me mesjetën, ndershmërisë me hipokrizinë, qartësisë me turbullirën.

  • (0 reviews)

    Abacia e Northangerit

    1,000 L

    Me heroinën e saj të këndshme dhe mbresëlënëse, “Abacia e Northangerit” mbetet një nga romanet më të parezistueshme të Xhejn Ostinit.

  • (0 reviews)

    Enderr

    600 L

    Novela “Ëndërr” ka frymëzuar regjisorin e njohur Stenley Kubrick për të realizuar filmin e bujshëm “Eyes wide shut” me aktorët Nicole Kidman dhe Tom Cruise.

  • (0 reviews)

    Pnini

    900 L

    Pnini është një kryevepër letrare, si e gjithë vepra e Vladimir Nabokovit, këtij mjeshtri të fjalës, gati i pashoq në historinë e letërsisë botërore. Pnini është një skicë e thuktë e plot ironi mbi metamorfozën e njeriut mes kulturave, ku personazhit kryesor të tij, Profesor Pninit i duhet të bëjë kapërcimin nga Rusia cariste në Amerikë.

  • (0 reviews)

    Mobi Dik

    1,500 L

    Përveç këtyre vlerësimeve më të dukshme, të cilat prekin Mobi Dikun, që nuk ka si të zgjojnë veç rastësisht në shpirtin e çdo njeriu ndjesinë e alarmit, kishte edhe një mendim tjetër, ose më mirë të themi një tmerr të turbullt e të paemër që lidhej me të, i cili nganjëherë, për shkak të fuqisë që mbart, mbizotëronte krejtësisht gjithçka tjetër; edhe prapëseprapë kaq mistik dhe kaq pranë së të parrëfyeshmes qe ky mendim sa unë pothuajse rashë në dëshpërim me përpjekjen për ta hedhur në një formë të kuptueshme.

  • (0 reviews)

    Burri i saj

    700 L

    Ky roman, jo krejt i kuptuar në kohën e vet, shënon fazën tranzitore në krijimtarinë e Pirandelos kur autori kapërcen verizmin (forma që mori realizmi në letërsinë italiane në shekullin XIX, një realizëm me elemente natyralizmi) dhe kalon në modernizëm.