-
(0 reviews)
PSE !?
700 LNjë eksperiment që doli me sukses, një prozë moderne që lidh thellësinë filozofike dhe depërtimin filozofik rreth kuptimit të jetës, – një model sesi jeta nuk arrin të sfidojë përballë vdekjes por njëherësh është edhe një udhëtim i fuqishëm letrar në mendjet e lexuesve të çdo kohe. Prandaj, është listuar si vlerë e përhershme letrare dhe rekomandohet në shkolla dhe auditore universitetesh…
-
(0 reviews)
E penguara
700 LSipas Kadaresë, “Libri flet për një njeri të penguar. Zakonisht në traditën e letërsisë botërore pengesën e krijon fati, këtu është përshkruar një pengesë e një tipi të ri më të vonshëm se fati, pengesa e shtetit. I kushtohet të gjithë vajzave shqiptare që kanë pësuar internimin dhe jo një emri, apo një tjetri. Vajzat shqiptare kanë thithur brengën shqiptare”.
-
(0 reviews)
Koncert në fund të stinës
1,000 LRomani “Koncert në fund të dimrit” është një satirë dhe përqeshje me socializmin, me parimet dhe idetë e tij.
-
(0 reviews)
Kohe e pamjaftueshme
2,000 LDuke qenë edhe ajo shkrimtare, bashkëshortja e Ismail Kadaresë, Helena, zbulon fatin e një çifti të pazakontë. Në këtë rrëfim të mbushur plot ngjarje që dalin dhe e kapërcejnë të zakonshmen e një jete të përbashkët, shpaloset aktualiteti i një gjysmë shekulli që ka parë apogjeun, dhe më pas, agoninë dhe fundin e regjimeve komuniste në Europën Lindore. Ky libër ishte më i shituri në vitin 2011, sapo u hodh në qarkullim
-
(0 reviews)
Proza e skurtër
3,000 L“Proza e shkurtër”, përfshin tregimet dhe novelat e shkruara nga Kadare midis viteve 1953 deri më 2009. Një pjesë e tyre janë nxjerrë nga arkivi i autorit, të tjerat nga gazeta dhe revista të kohës, nga librat me tregime e novela të botuara në vite të ndryshme, kurse pjesa tjetër prej veprës së plotë Kadaresë.
-
(0 reviews)
Mjegullat e Tiranës
1,000 LPavarësisht nga njëfarë misteri që ka rrethuar dhe vazhdon të rrethojë vonesën jashtëzakonisht të gjatë të publikimit të kësaj vepre prej vetë Kadaresë, ajo përbën, në vetvete, një kureshtje të veçantë për lexuesit e tij, e sidomos për studiuesit dhe hulumtuesit e letërsisë.
-
(0 reviews)
Thika pa gjak
1,200 LKëto tregime, shkruar me synimin e artit sipëror, sjellin shqetësime jetësore, trazime e reflekse meditative të njerëzve që duan të shprehen për brengat e tyre të thella, plagët metaforike të thikave pa gjak. Të palumturit e botës sikur janë zgjuar, u ka ardhur radha dhe duan të flasin. Thika pa gjak është një libër i shkëlqyer, i atillë që dinë të bëjnë mjeshtërit e prozës dhe të shkrimit letrar.
-
(0 reviews)
Yjet nuk vishen kështu
1,000 L“Elvira Dones e di fort mirë se për çfarë flet. Në veprën e saj me rëndësi të madhe sa historike e sociologjike, por po aq edhe letrare, nëpërmjet artit dhe mjeshtërisë së saj, ajo përcjell shpërfilljen e çdo ndjesie, ajo u jep një rëndësi të veçantë personazheve dhe ngjarjeve. Një vepër mjaft e rëndësishme për një temë që shumë rrallë është prekur. Ndoshta ngaqë mund të na trishtojë?”
-
-
(0 reviews)
Gjemia e mbytur
1,000 LNjë rrëfim i përkryer romanesk i Kongolit ku ndërthuren realja me irealen, e djeshmja me të sotmen, në një lojë ku shfaqen hije të së kaluarës në kërkim të kujtesës së humbur dhe jetëve të vjedhura.
-
(0 reviews)
Njeriu me fat
1,000 LGjithmonë ka ditur se si ta bëjë për vete lexuesin, edhe pse ruan të njëjtin stil të të shkruarit.Në këtë libër Kongoli risjell një personazh të njohur të tij, inspektorin Sabit Kurti.
-
(0 reviews)
Diktatori në kryq
900 LMe një penë mjeshtërore dhe me detaje nga më fantastiket, Mira Meksi ka ndërtuar prototipin e Diktatorit të Luftës së Ftohtë dhe Vetminë e tmerrshme të pushtetit absolut. Satira, ironia e thellë, thrilleri, suspensi policesk dhe rrëfimi magjik kanë mbrujtur lëndën e mrekullueshme të këtij romani me dramacitet të lartë.
-
(0 reviews)
Nga veranda jote duket shtëpia ime
700 LNjë rrëfim për dy brigje, sa të njohura aq edhe të panjohura për njëra-tjetrën, për njerëz të ndryshëm, por në thelb të ngjashëm. Ky libër u rendit ndër 12 kandidatët më të mirë të çmimit “Strega” 2018.
-
(0 reviews)
Mos harro të më kujtosh
700 LNjë “Goditje narrative” e ndarë në minisekuenca të vetëmjaftueshme për të qenë rrëfime të llojit të shkurtër. Një rrethrrotullim emotiv, ku fillimi është harresa vetanake e pika fundore ajo kolektive. Në këtë kulm nis lufta, që pjell vdekjen… Djaloshi Tador end rrëfimin në vetën e parë brenda qarkut të mbyllur të kotësisë e ishullimit, ndërsa rrjedha e subjektit krijon hapësirën metatekstuale njerëzore e shoqërore. “Mos harro të më kujtosh”- ky titull dikotomik kontrastual, në thelb është grishja për t’u dashur, ashtu si më parë “I Pakuptuari” e “Kërkohet një vrasës”, dy thirrje të forta ekzistenciale autoriale e jo vetëm…Dr. Erenestina Gjergji Halili
-
(0 reviews)
Luftë e vogël e përkorë
800 LNdoshta për herë të parë në një roman lufta na duket shumë afër normalitetit tonë: normalitetit të nejrëzve që jetojnë në Perëndimin modern, ku mund ti telefonohet një mikeshe në Nju-Jork, një të afërmi në Zvicër. Dhe ku, nëse mungon drita, nuk është e thënë që kjo të ndodhë sepse janë duke ardhur për të na marrë, një nga një, shtëpi më shtëpi.
-
(0 reviews)
Misteri i mjellmës
900 LShkrimtari i njohur Fatos Kongoli vjen me një roman të ri për të pasionuarit pas rrëfimit të tij, – kësaj radhe me një roman të zhanrit mister.















