Modernë & Bashkëkohorë

Si shkruhet një roman dashurie

1,000 L

Në stok

Ky libër, i strukturuar si kolazh situatash e idesh që mëtojnë të lidhen rreth strumbullarit të temës së dashurisë e lumturisë, është zhvilluar si diptik dhe ka eksploruar tema të paranojës, identitetit, izolimit, dashurisë e lumturisë duke prekur, sa përvojat “fundamentale”, po aq dhe ato “të rastësishme njerëzore, në një botë të fragmentuar, cope-më copë e me zë të shterur.

SKU: 9789951154468 Kategoria
  • AutoriGazmend Krasniqi
  • Shtëpia BotueseAlbas
  • Numri i faqeve230

Ky libër, i strukturuar si kolazh situatash e idesh që mëtojnë të lidhen rreth strumbullarit të temës së dashurisë e lumturisë, është zhvilluar si diptik dhe ka eksploruar tema të paranojës, identitetit, izolimit, dashurisë e lumturisë duke prekur, sa përvojat “fundamentale”, po aq dhe ato “të rastësishme njerëzore, në një botë të fragmentuar, cope-më copë e me zë të shterur. Këtij sfondi tematik i ka shkuar për shtat diskursi rrëfimtar me ton filozofik, i cili e ka dendësuar edhe më strukturën e ndërliqshme narrative të lidhur nyjë në log të temave e dhimbjeve ekzistenciale.

Prof. dr. Kujtim Mani (Rrahmani) – shkrimtar dhe studiues

Ka kohë që Krasniqi telefonon me kompetencë përmes teksteve të tij, si më i shquari që unë njoh në artin e metafiksionit në Shqipëri, duke na ofruar një letërsi tjetër. Prandaj unë ftoj sa më shumë lexues dhe ekspertë t’u përgjigjen “telefonatave” të tij në kohë. Por, ç’do të thotë të lexosh Gazmend Krasniqin? Të bëhesh gati që tekstet e tij t’i kuptosh më mirë nga efektet sesa nga esenca e tyre, t’i njohësh për atë që bëjnë më shumë se për atë që janë. Arti i tij si shkrimtar e shtyn fiksionin drejt një dimensioni mendimi, teknikat e tij narrative varen më shumë nga arti (i munguar) i leximit sesa nga fjalët e tekstit

Dërgesa & Pagesa

  • Dorëzim brenda 24/48 orëve.
  • Transport kudo në Shqipëri.
  • Pagesë me kartë: Visa dhe Mastercard.
  • Pagesë në dorëzim.