Në këtë vëllim janë përmbledhur tregimet, përrallat dhe disa poezi nga më të bukurat e autorit. Ende na merr me vete në Mbretërinë e Dëshirave, ku nëpër shkolla mësohet magjia. Bën humor me këmbënguljen e të vegjëlve, që pyesin për gjithçka. E në fund, bashkë me arushin pastërtor, na bën të përftojmë kuptimin e jetës. Në kaosin e vlerave të epokës sonë, bota fantastike e Endes mund të jetë një dritë e vogël në mes të mjegullës, nëse është e vërtetë, siç thotë vetë autori, se kur një njeri humbet aftësinë për të fantazuar, humbet edhe vlerat më të thella që janë shumë të rëndësishme për t ‘i pasur në jetën e përditshme, për të krijuar dhe shpikur. Dhe nëse herë pas here nuk bëjmë një udhëtim nëpër fantazi, në kërkim të vlerave tona, ato do të humbasin përgjithnjë.
Mosha 7 - 12 Vjeç
Shkolla e magjisë dhe histori të tjera
900 L
Në stok
Në këtë vëllim janë përmbledhur tregimet, përrallat dhe disa poezi nga më të bukurat e autorit.
- Shtëpia BotueseDudaj
- Numri i faqeve288
- AutoriMichael Ende
Përshkrimi
Dërgesa & Pagesa
Dërgesa & Pagesa
- Dorëzim brenda 24/48 orëve.
- Transport kudo në Shqipëri.
- Pagesë me kartë: Visa dhe Mastercard.
- Pagesë në dorëzim.











