Fitues i Çmimit Women’s Prize for Fiction.
Fitues i Çmimit PEN/Hemingway për Romanin Debutues.
Një nga 50 librat më të mirë të vitit 2025 sipas The Washington Post.
Pothuajse çdo mëngjes, rreth orës dhjetë e gjysmë, Sibila van Antuerp ulet dhe shkruan letra.
Ajo shkëmben letra me të vëllanë, shoqen e ngushtë, shoqet e klubit të kopshtarisë, një djalë adoleshent, dekanin e fakultetit të letërsisë, autorët e saj të preferuar e shumë të tjerë.
Megjithatë, letra më e rëndësishme dhe më e gjatë – ajo në të cilën Sibila i rrëfehet një personazhi të paidentifikuar – është letra që ajo nuk e dërgon kurrë.
E pikërisht atëherë kur duket sikur jeta e saj ka marrë një rrjedhë të qetë, një letër e papritur e detyron të përballet me një nga periudhat më të dhimbshme të së kaluarës.
Në këtë përballje, ajo duhet të gjejë kurajën të shfaqë gjithë brishtësinë që ka brenda, të pranojë gabimet dhe t’ia falë ato vetes.
Ky është portreti i një jete të vogël që zgjerohet. Na tregon se si një grua ndryshon, edhe kur kjo gjë duket e pamundur. Ky ndryshim, ashtu si edhe ky roman, rezulton të jetë një arsye për të jetuar.
REVIEWS
Një debutim tërheqës, argëtues dhe thellësisht prekës. Një histori e thurur me mjeshtëri mbi fuqinë e fjalës së shkruar.
The Washington Post
“Korrespondentja” na tregon se nuk është kurrë vonë për t’u penduar dhe për të shlyer gabimet e së shkuarës. Nuk është kurrë vonë për të rënë në dashuri. Është një roman i dhembshur, plot shpresë dhe prekës, i ndërtuar me shumë mjeshtëri dhe me personazhe të përshkruara gjallërisht. Është mjaft i rëndësishëm dhe aktual, por njëkohësisht mbetet një vepër që të tërheq në çdo kohë.
PEN/Hemingway Awards 2026
Komente
Nuk ka ende komente