Këpucët e zeza ia godisnin trotuarin. Mbështjellë me pallto të gjatë e t’errët. Në fytyrën gjysmë të mshefun nën kapuçin e zi pështyma iu mblodh skajeve të gojës kur m’u ngërmue e më tha: “Kurvë!” Nuk e ktheu kryet. As hapin s’e ngadalësoi. U shtanga në vend. Ajo fjalë më ra kresë, bash si grushtat e Agronit dikur.
– What was that? – më pyeti John-i, kolegu skocez.
U zuna ngushtë, se nuk doja me ia sqarue këtë punë, por, edhe të kisha me dashtë, s’kisha me guxue. Baba më pati porositë: “Ata ta japin rrogën, por ti rueju se gabon me përkthy naj flliqni që s’i ban nder kombit!”
– Just some blabbering (veç llomotitje)! – ia ktheva, pa vullnet me nisë diskutim.
Mandej mendja nisi me m’u argëtue, e mbërthyeme prej asaj fjale. Kush e ka mbajtë për herë të parë këtë damkë? Maria Magdalena? Apo ndonji grue e zakonshme, që thjesht s’e ka pasë fatin me u përmendë në Bibël? Mbase çdo grue ka nevojë për nji Krisht apo për nji burrë që kujton se asht Krishti.
Modernë & Bashkëkohorë
Valixhet, martesat dhe ngarkesat e tjera
Çmimi origjinal qe: 800 L.720 LÇmimi i tanishëm është: 720 L. Save 80 L (10% Off)
Në stok
Këpucët e zeza ia godisnin trotuarin. Mbështjellë me pallto të gjatë e t’errët. Në fytyrën gjysmë të mshefun nën kapuçin e zi pështyma iu mblodh skajeve të gojës kur m’u ngërmue e …
Ka stok
- Shtëpia BotueseOnufri
- Numri i faqeve119
- AutoriVlora Konushevci
Përshkrimi
Dërgesa & Pagesa
Dërgesa & Pagesa
- Dorëzim brenda 24/48 orëve.
- Transport kudo në Shqipëri.
- Pagesë me kartë: Visa dhe Mastercard.
- Pagesë në dorëzim.











