Bikini

Çmimi origjinal qe: 1,000 L.Çmimi i tanishëm është: 500 L. Save 500 L (50% Off)

Në roman rrëfehet historia e dashurisë së një gjermaneje me një amerikan, në fund të luftës së Dytë Botërore.Nga Dresdeni i shkatërruar pas bombardimeve, nëpër Nju-Jorkun ku zien jeta, deri në atolin e virgjër, të paprekur nga qytetërimi, Bikini, kjo është odiseja e Anës, vajzës gjermane.

9 stok

SKU: 9789994341689 Kategoria Tags: ,

Romani i ri i Janush L. Vishnjevskit “Bikini”, i botuar në origjinal në vitin 2009, ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm. Në të rrëfehet historia e dashurisë së një gjermaneje me një amerikan, në fund të luftës së Dytë Botërore.Nga Dresdeni i shkatërruar pas bombardimeve, nëpër Nju-Jorkun ku zien jeta, deri në atolin e virgjër, të paprekur nga qytetërimi, Bikini, kjo është odiseja e Anës, vajzës gjermane.

Ajo është e bukur, e flet shkëlqyeshëm anglishten dhe ëndërron për karrierën e fotografit. Nga zjarri i liftës atë e tërheq Stenli, një fotoreporter amerikan, i dërguar me punë nga redaksia e “Nju-Jork Tajms”-it në Europë. Si të dashurosh kur ke parë kaq shumë të liga? Si të jesh i lumtur, kur nuk mundesh, por dhe nuk ke të drejtë të harrosh?

A i shkonte ndër mend Anës se punimet e saj më të mira do të ishin fotografitë e qytetit të shkatërruar të lindjes dhe se do të ndodhej fillimisht në Nju-Jorkun ku gëlon jeta, pastaj në atolin e magjishëm Bikini…?

Shtëpia Botuese

Omsca-1

Numri i faqeve

390

Autori

Janush L. Vishnjevski

Komente

Nuk ka ende komente