Letra e parë mbërriti ditën që u varros im shoq, Ishte me vulë postare nga burgu shtetëror dhe përmbante një fjali të vetme.
Do të pres përgjithmonë, në qofsha i detyruar.
Ishte nënshkruar nga Dantja, një burrë që nuk e njihja
Thjesht nga kureshtja, i shkrova përsëri, për ta pyetur se çfarë po priste saktësisht.
Përgjigjja e tij?
Ty.
I thashë burrit misterioz se kishte gjetur vajzën e gabuar. Nuk ishte dakord.
I thashë se nuk ishim takuar kurrë, por ai ma ktheu se gabohesha.
Vazhduam kështu, duke shkëmbyer çdo javë letra që bëheshin gjithnjë e më intime.
Pastaj një ditë, letrat u ndalën. Kur e mora vesh pse, ishte tepër vonë.
Dantja ndodhej në pragun im.
Dhe asgjë në botë nuk mund të më kishte përgatitur për atë që ndodhi më pas.











