Më thirr me emrin tënd

Çmimi origjinal qe: 1,200 L.Çmimi i tanishëm është: 960 L. Save 240 L (20% Off)

“Klasik i menjëhershëm

dhe një prej historive më të mëdha

të dashurisë të kohës sonë.

3 stok

SKU: 9789928844071 Kategoria Tags: ,

“Më thirr me emrin tënd” është historia e një romance të papritur dhe të fuqishme që lulëzon mes një adole- shenti dhe një mysafiri veror në vilën e prindërve të tij ndanë shkëmbinjve në rivierën italiane. Të papërgatitur për pasojat e tërheqjes së tyre, në fillim secili sillet me shpërfillje. Por gjatë javëve të paqeta verore që pasojnë, rrymat e groposura e të pamëshirshme të fiksimit dhe frikës, mahnitjes dhe dëshirës, ua rrisin pasionin tek provojnë tokën e ngarkuar mes tyre. Ajo që rritet nga thellësia e shpirtrave të tyre është një romancë që zgjat thuajse gjashtë javë dhe një përvojë që i shenjon përjetë. Pasi ajo që ata të dy zbulojnë në rivierë dhe gjatë një mbrëmjeje të zjarrtë në Romë është ajo gjë të cilës të dy tashmë i druhen dhe mund të mos e gjejnë më kurrë: intimitet i plotë.

Manovrat psikologjike që e shoqërojnë tërheqjen rrallë janë kapur më me zgjuarsi sesa në elegjinë e sinqertë, josentimentale dhe dëshpëruese të Aciman-it ndaj pasionit njerëzor. “Më thirr me emrin tënd” është i qartë, i drejtpërdrejtë dhe në fund, i paharrueshëm.”

Shtëpia Botuese

Onufri

Numri i faqeve

280

Autori

André Aciman

Komente

Nuk ka ende komente