Kjo ese është shkruar nga një prej poetëve më të mëdhenj, për një nga skulptorët më të mëdhenj. Është një lavd i madhërishëm mbi artin.
Në vitin 1902, një botues gjerman komisionoi poetin e ri Rainer Maria Rilke që të shkruajë një ese për artin e Augusto Rodin, skulptorin e famshëm, në këtë kohë të moshuar, që jetonte në Paris. Rodini pranoi Rilken si nxënës dhe ndihmës. Rilke jetoi pranë tij për të shkruar një ese që, njëkohësisht, zbulon shkruesin dhe
objektin, Rilken dhe Rodinin. Përshkrimi që Rilke i bën Rodinit zbulon lidhjen e thellë psikike mes dy mendjeve të mëdha të kësaj kohe, që të dy artistë që bënin të dukshme atë që jeta zakonisht e mban të padukshme
Komente
Nuk ka ende komente