• (0 reviews)

    Mentalitetet per prinderit

    1,000 L

    Ky libër u jep prindërve dhe kujdestarëve njohuri dhe metoda të fuqishme për të ndihmuar veten dhe fëmijët e tyre të mësojnë të përqafojnë sfidat e jetës me një mentalitet rritjeje dhe me një sy drejt rritjes së përpjekjeve dhe suksesit të tyre!

  • (0 reviews)

    Mënyra e lehtë për të lënë duhanin

    1,200 L

    Lexoni “Mënyra më e lehtë për të lënë duhanin” dhe bëhuni një ish duhanxhi i lumtur për pjesën tjetër të jetës ashtu si shumë personazhe të njohur në botë të cilët kanë lënë duhanin me këtë metode, bashkë me redaktoren dhe përkthyesin e librit tonë.

  • (0 reviews)

    Meshkujt Vijne Nga Marsi, Femrat Nga Aferdita

    1,100 L

    “Shumë kohë më parë, marsianët dhe venusianet u takuan, u dashuruan dhe jetuan të lumtur së bashku, sepse respektonin njëri-tjetrin dhe pranonin dallimet midis tyre. Pastaj arritën në Tokë dhe i zuri anestezia: harruan që vinin nga planete të ndryshme”.
    NJË KLASIK MODERN I LITERATURËS KËSHILLUESE QË DO T’JU NDIHMOJË NË LIDHJEN TUAJ

  • (0 reviews)

    Mesuesit me te keqinj ne bote

    1,400 L

    Miliona lexuesit që adhurojnë “Fëmijët më të këqij në botë” tani do të zbulojnë në këtë koleksion ngjethës disa nga të rriturit më të tmerrshëm, “ Mësuesit më të këqij në botë”, sjellë për ju nga autori bestseller numër një David Walliams, ku çdo histori është ilustruar me ngjyra të lavdishme nga artisti gjeni Tony Ross.

  • Sasi e limituar
    Metamorfoza
    (0 reviews)

    Metamorfoza

    700 L

    “Metamorfoza”, pa dyshim rrëfimi më i shquar i Kafkës, është gjithashtu dhe teksti i tij më mizor. Aty gjejmë tema të ngjashme me ato të Verdiktit (urrejtja e të atit për të birin dhe e të birit për të atin, tmerri i jetës familjare, mediokriteti i një borgjezie të mbyllur), por këtu gjithçka është e shtyrë në skaj; rrëgjimi nuk shkon thjesht deri te vetmia dhe shpirtvogëlsia, por zbret deri në shtazëri.

  • (0 reviews)

    Mind sight – vezhgimi i mendjes

    1,650 L

    Libri i Daniel J. Siegel, është një libër praktik, përmes të cilit mësojmë se si ta arrijmë transformimin tonë personal përmes leximit të mendjes dhe të emocioneve. Libri është përkthyer nga Maniela Sota.

  • Sasi e limituar
    Mjeshtri Dhe Margarita
    (0 reviews)

    Mjeshtri Dhe Margarita

    1,400 L

    “Mjeshtri dhe Margarita” në Bashkimin Sovjetik të periudhës staliniste mundi të shpërndahej në dorëshkrim në mënyrë clandestine, në rrethin e ngushtë të miqve të Bulgakovit. Në format u botua vetëm njëzet e gjashtë vjet mbas vdekjes së tij.

  • (0 reviews)

    Mjeshtri i Liqenit Pasqyrë

    1,900 L

    Një libër i cili ngjyros shumë botëkuptimin tuaj duke ju drejtuar tek e vetmja rrugë, drejt vetvetes.

  • Sasi e limituar
    Mos besoni gjithçka që mendoni
  • (0 reviews)

    Mos e lufto pranverën

    1,000 L

    Ky roman sjell historinë e një beteje romantike që mund të lexohet si beteja e modernitetit me mesjetën, ndershmërisë me hipokrizinë, qartësisë me turbullirën.

  • (0 reviews)

    Mos më lër të shkoj

    1,000 L

    Kur ishte fëmijë Keti, tashmë tridhjetë e një vjeçare, jetonte në Heilsham në një shkollë private, ku fëmijët ishin strehuar larg nga bota e jashtme, të rritur me idenë se ata ishin të veçantë dhe mirëqenia e tyre ishte e rëndësishme jo vetëm për ata, por për gjithë shoqërinë.

  • (0 reviews)

    Mosha e pafajesise

    900 L

    Ky libër përshkruan gjallërisht dramën e një njeriu të përcarë midis pasionit të tij dhe nderit, familjes e presionit shoqëror. Historia përqendrohet rreth jetës së një cifti të sapofejuar të shoqërisë së lartë njujorkeze. Një grua e re dhe e bukur, por e damkosur nga një skandal bashkëshortor, hyn në jetën e tyre. Lumturia e “ciftit të përkryer” fillon të lëkundet.

  • (0 reviews)

    Muzeu i pafajësisë

    2,000 L

    Ky libër risjell në kujtesën e botës letrare, histori elektrizuese dashurie të njohura dhe pashlyeshme, të cilat koha jo vetëm që nuk i zbeh, por i kthen ato në pjesë të kanunit të sentimentit njerëzor. Jo më kot ky libër është identifikuar me peshën dhe forcën shenjuese të “Lolitës”, të “Madamë Bovarisë” dhe ” Ana Kareninës”.