• (0 reviews)

    Nacionalizmi

    1,000 L

    Një nga kritikat më të fuqishme dhe më të kthjellëta ndaj shndërrimit të kombit në makinë pushteti, interesi dhe shpirtngushtësie.

  • (0 reviews)

    Libri rozë i lumturisë

    600 L

    Libri rozë i lumturisë është një libër psikologjik dhe vetëndihmues, i fokusuar te zhvillimi emocional dhe mënyra si njeriu mund të arrijë lumturinë përmes ndryshimit të mendimeve dhe sjelljeve.

  • (0 reviews)

    Libri me ngjyra i dëshirave

    600 L

    Libri me ngjyra i dëshirave është një libër psikologjik dhe zhvillim personal, që fokusohet te mënyra si dëshirat, mendimet dhe emocionet tona ndikojnë në jetën që ndërtojmë.

  • (0 reviews)

    Libri i kuq i kuq i dashurisë

    600 L

    Libri i Kuq i Dashurisë është një libër me karakter psikologjik dhe zhvillim personal, që trajton dashurinë nga një këndvështrim më i thellë emocional dhe shpirtëror.

  • (0 reviews)

    Libri i bardhë i shërimit

    600 L

    Një udhëzues shëndeti që të ndihmon t’i kuptosh arsyet mendore dhe psikologjike të sëmundjeve dhe problemeve me të cilat përballesh, si dhe t’i mënjanosh ato tërësisht.

  • (0 reviews)

    Libri i verdhë i guximit

    600 L

    Libri i Verdhë i Guximit është një libër psikologjik dhe motivues, pjesë e serisë së librave të Nil Gün që fokusohen te zhvillimi personal dhe vetëdija emocionale.

  • (0 reviews)

    ASGJE PER T‘U SHENUAR

    1,000 L

    Kjo përmbledhje tregimesh përbëhet nga dhjetë histori në kufijtë përherë e më të vagullt mes reales dhe imagjinares, populluar nga personazhe pa emër

  • Sasi e limituar
    Out of stock
    GRUAJA E BURRIT TIM
    (0 reviews)

    GRUAJA E BURRIT TIM

    1,200 L

    AUTORJA BESTSELLER E NJË MILION KOPJEVE, MBRETËRESHA E KTHESAVE TË PAPRITURA, ALICE FEENEY, GODET PËRSËRI ME “GRUAJA E BURRIT TIM”

  • (0 reviews)

    Drakula

    2,000 L

    Një histori e errët dhe magnetike që ndërthur misterin, frikën dhe përjetësinë, duke ndjekur gjurmët e një aristokrati enigmatik nga Evropa Lindore, i cili fsheh një sekret të frikshëm: ai ushqehet me gjakun e të gjallëve për të mbijetuar.

  • Sasi e limituar
    August Rodini
    (0 reviews)

    August Rodini

    400 L

    Kjo ese është shkruar nga një prej poetëve më të mëdhenj, për një nga skulptorët më të mëdhenj. Është një lavd i madhërishëm mbi artin.

    Në vitin 1902, një botues gjerman komisionoi poetin e ri Rainer Maria Rilke që të shkruajë një ese për artin e Augusto Rodin, skulptorin e famshëm, në këtë kohë të moshuar, që jetonte në Paris. Rodini pranoi Rilken si nxënës dhe ndihmës. Rilke jetoi pranë tij për të shkruar një ese që, njëkohësisht, zbulon shkruesin dhe

    objektin, Rilken dhe Rodinin. Përshkrimi që Rilke i bën Rodinit zbulon lidhjen e thellë psikike mes dy mendjeve të mëdha të kësaj kohe, që të dy artistë që bënin të dukshme atë që jeta zakonisht e mban të padukshme

  • Sasi e limituar
    Pasuria e kombeve
    (0 reviews)

    Pasuria e kombeve

    1,400 L

    Pasuria e kombeve është studimi themelor në historinë e shkencave ekonomike dhe formulimi më i hershëm i një sistemi tërësor të politikës ekonomike. Ky është libri i parë i kësaj vepre monumentale dhe shtjellon njohuri të domosdoshme për të gjithë, si sipërmarrës, politikanë, qytetarë të angazhuar apo thjeshtë si konsumatorë.

    Botimi i librit më 1776 përkoi me Deklaratën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara ndërsa idetë e këtij libri shtruan rrugën e kapitalizmit modern përmes argumentimit se tregu i lirë, i nxitur nga konkurrenca, krijon një “dorë të padukshme” për të siguruar drejtësi dhe barazi.

    Koncepti i tij mbi punën si origjina e të gjitha të mirave ka përcaktuar të menduarit mbi politikën dhe ekonominë që nga ajo kohë.

    Ky është botimi i parë integral i kësaj vepre në shqip.

    Adam Smith (1723—1790) ishte filozof skocez dhe ekonomist, pika e referencës në ngritjen e liberalizmit klasik.

  • (0 reviews)

    Drakula

    1,300 L

    Një histori e errët dhe magnetike që ndërthur misterin, frikën dhe përjetësinë, duke ndjekur gjurmët e një aristokrati enigmatik nga Evropa Lindore, i cili fsheh një sekret të frikshëm: ai ushqehet me gjakun e të gjallëve për të mbijetuar.

  • (0 reviews)

    Gjoni me shoket prej kartoni

    600 L

    Një histori argëtuese dhe e zgjuar për lexuesit e vegjël të etur për dije.

    Çfarë të ndodh kur zgjohesh një mëngjes me faqe që të kuqëlojnë si domate të pjekura nga dielli? Dihet qe ethet nuk janë gjë e mirë.

    Mamatë merakosen dhe nisin të japin urdhra sikur të ishin kapitene anijesh: regjim shtrati, çaj, ndonjë ilaç të hidhur dhe si përfundim: sot nuk ka kopsht!

    Sigurisht që virozat janë të bezdisshme, por po ta mendosh hollë-hollë, kanë edhe ca të mira. Rri në shtëpi, fle sa të duash dhe madje zë shokë të rinj, ashtu si Gjoni, personazhi i librit që keni në dorë.

    Shokët e rinj janë prej kartoni e megjithatë flasin si ai…

  • (0 reviews)

    Aventurat E Pazakonta Te Shegertit Te Vogel

    600 L

    “Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël”, botuar për herë të parë më 1913, është një prej klasikëve të letërsisë kroate për fëmijë, shkruar nga Ivana Brlic-Mažuranic. Hlapiti i vogël është shegert në punishten e këpucarit Vetullngrysur, usta i egër dhe i zymtë, i cili sillet keq ndaj vogëlushit. Kësisoj, djali vendos të krijojë një jetë të re, largohet nga punishtja dhe ndërmerr një rrugëtim prej shtatë ditësh, gjatë të cilave do të hasë shumë njerëz të jashtëzakonshëm dhe do të bëjë aventura nga më të çuditshmet. Ai mendon se duhet të ndihmojë këto që ndesh në udhë, që nga një shitës plak qumështi e deri te një vajzë e vogël, me emrin Gita. Së bashku me Gitën dhe qenushin e tij, Bundash, ai përshkon fusha e fshatra të tëra, duke i prishur planet një kusari të keq e duke ndihmuar dikë tjetër të kthehet në rrugë të mbarë. Kur je djalosh zemërmirë dhe nuk i trembesh punës së vështirë nuk ka gjë që s’mund ta arrish. Në këtë libër, gjithkush mund të gjejë diçka për veten: është historia e një jetimi, një përrallë aventurash dhe udhëtimesh, mirësie dhe dashurie. “Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël” është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe është ekranizuar dy herë, madje në 2013, filmi ka arritur numrin më të madh të shikueshmërisë për filmat për fëmijë që prej vitit 1990.

  • (0 reviews)

    KITI DHE TIGRI I ARTE

    500 L

    Një aventurë magjike nën dritën e hënës.

    Kiti mezi pret të vizitojë muzeun dhe ta shohë me sytë e saj statujën e çmuar të Tigrit të Artë. Sipas legjendës, kush e zotëron statujën, mund të bëjë realitet dëshirën më të madhe që ka. Nën dritën e hënës, Kiti merr udhën që t’i tregojë Xhenxhefilit statujën, kur nuk ka njerëz të tjerë përreth, por ndodh e paimagjinueshmja: statuja vidhet dhe për këtë gjë akuzohet Kiti. A do të arrijë Kiti të provojë pafajësinë e saj, të gjejë fajtorin dhe të kthejë statujën e çmuar para se të lindë dielli?

  • (0 reviews)

    TREGIME DHE PERRALLA PER FEMIJE

    600 L

    “Tregime dhe Përralla për fëmijë” është një përmbledhje me 15 tregime dhe përralla për fëmijë, ku fantazia ndërthuret me vlera të rëndësishme njerëzore. Përmes aventurave të personazheve të dashur, fëmijët mësojnë për miqësinë, guximin, dashurinë, respektin dhe fuqinë e mirësisë. Me gjuhë të thjeshtë dhe mesazhe edukative, autori Vasil Dedja synon të argëtojë dhe njëkohësisht të ndihmojë në formimin moral dhe emocional të lexuesve të vegjël.