-
(0 reviews)
Manifesti kapitalist
1,490 L“Manifesti kapitalist” eshte libri me polemizues i mentorit me te spikatur te financave personale dhe investimeve sot ne bote, Robert Kiyosaki, ku shpjegon ne menyre te detajuar nevojen per tu edukuar per menyren sesi funksionon paraja, tregjet dhe sesi rritet pasuria dhe mireqenia ne nje bote qe ndryshon vazhdimisht.
-
(0 reviews)
Magelani: Njeriu dhe vepra e tij
1,400 LNë histori vlera morale e veprës nuk përcaktohet nga për fitimi material. Përgjatë rrjedhës së kohës, njerëzimin e pasuron vetëm ajo vlerë që ia ngre nivelin e diturisë dhe ia forcon vetëdijen e tij krijuese. Nisur nga kjo, vepra e Magelanit ua kalon të gjitha veprave heroike të kohës kur jetoi.
-
(0 reviews)
Rruga e mashkullit superior
1,200 LUdhëzuesi më i Lartë Shpirtëror për Meshkujt: Cili është qëllimi juaj në jetë? Çfarë dëshirojnë femrat në të vërtetë? Çfarë do të thotë të jesh një dashnor të mirë? Nëse jeni një mashkull Nëse ju që po i lexoni këto fjalë jeni një mashkull, jam i bindur se ia keni bërë vetes këto pyetje – por ndoshta nuk keni pasur shumë fat në zbulimin e përgjigjeve të tyre. Tashmë e keni.
-
(0 reviews)
Koordinatat e lumturisë
1,500 LBotart sjell në shqip librin bestseller “Koordinatat e lumturisë” nga shkrimtari italian Gianluca Gotto. “Libri që ke në duar është një rrëfim absurd, emocionues i një rrugëtimi jetësor absolutisht të mundshëm.
-
(0 reviews)
Tri gra
1,400 LKjo është historia e tri grave Lina, një nënë e re në periferi të Indianës, martesa e së cilës e ka humbur pasionin, nëpërmjet rrjeteve sociale rilidhet me të dashurin e saj të rinisë së hershme, dhe shumë shpejt kjo lidhje do të përfshijë edhe persona të tjerë.
-
(0 reviews)
Akti krijues
1,500 LAta q? nuk merren me artet tradicionale ndoshta ngurrojn? ta quajn? veten artist?. Ata mund ta perceptojn? krijimtarin? si di?ka t? jasht?zakonshme ose p?rtej mund?sive t? tyre. Nj? thirrje p?r t? gjith? ata pak njer?z q? jan? lindur me k?to dhunti.
-
-
(0 reviews)
Lidhjet e rrezikshme
1,500 LKy libër konsiderohet si kryevepra e letërsisë libertine. “Lidhja e rrezikshme” ishte skandaloz por edhe i suksesshëm kur doli në qarkullim dhe u rrethua nga nga fama e një romani satanik. Cilësitë e jashtëzakonshme letrare ia mbajnë të gjallë famën këtij romani edhe në ditët tona, teksa shënon interes gjithnjë e në rritje të lexuesit të tij.
-
(0 reviews)
Gjëra që i lamë pas
1,400 LEkziston vetëm një femër që mund të më bënte të ndihesha i çliruar. Por më mirë hidhem mes flakëve se sa t’i kërkoj gjë Sloanës.
-
-
(0 reviews)
Jeto gjatë
2,000 LLibri ”Jeto gjatë” e transformoi plotësisht qasjen time ndaj plakjes. Peter Attia është ndër njerëzit më të shkëlqyer që kam takuar ndonjëherë, dhe në këtë libër ai ia ka dalë me sukses t’i përmbledhë të gjitha njohuritë e tij. Ky mund të jetë një nga librat më të rëndësishëm që ke për të lexuar ndonjëherë në jetë.”
-
(0 reviews)
Mbi qetësinë shpirtërore
700 LSeneka flet si një ithtar i stoicizmit, doktrinë të cilën e ka përqafuar që në rini, por në këtë vepër ai është para së gjithash një udhëzues ndërgjegjeje. Sigurisht, filozofia është një doktrinë, por është gjithashtu, në lashtësinë greko-romake, edhe një udhëzuese jete. Madje shpesh ajo është e përkufizuar si “arti i jetës”.
-
(0 reviews)
Flakërima dashurie
1,200 LAntologjia poetike “Flakërim dashurie” botohet për herë të parë në gjuhën shqipe. Poezitë janë kryesisht nga “Divani” e duke qenë së tema e dashurisë mbizotëron tërë krijimtarinë e Rumiut, ajo është dominante edhe në këtë përmbledhje. Aty perfshihen dhjetëra poezi të Rumit, që prekin edhe tema nga metafizika, teologjia, kozmologjia e psikologjia.
-
(0 reviews)
Truri idiot
1,400 L“Te Truri idiot, neuroshkencëtari Dean Brunett zhbiron masën tonë misterioze të përhimët (dhe të bardhë). Përgjatë rrugës, ai shpjegon papërsosmëritë e trurit njerëzor dhe mënyrën se si ato ndikojnë në çdo gjë që themi, bëjmë dhe përjetojmë. Ky libër, që paraqet një hulumtim prej eksperti të shkruar në një mënyrë argëtuese, i dedikohet çdokujt që pyet veten pse truri i tyre duket se po saboton jetën e tyre dhe çka dreqin bën ai në të vërtetë.”
-
(0 reviews)
Tirana e nonës
1,000 LAto ishin tri plaka që më shënjuan fëmijërinë. Investuan gjithçka iu kishte mbetur nga dekada të trazuara të jetës, te një fëmijë; rrëfimet e mrekullueshme për qytetin, pushtetin, fuqinë, dështimin, modestinë dhe zvetënimin. Sot mendoj se kishin nevojë t’ia thoshin dikujt. Ishte një lloj borxhi që e mora përsipër, pa e ditur. Me besimin se një ditë do ua tregoja sa më shumë njerëzve. Dhe po e bëj me këtë libër. Kjo histori është kaq magjepsëse, kaq ndryshe, por edhe kaq e njohur njëherazi.
-
(0 reviews)
Enver Hoxha
1,500 LPër shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t’i transformuar ngjarjet, për t’i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.















