• (0 reviews)

    Vargje satanike

    1,500 L

    Një libër i cili e ka shpallur armik të fondamentalistëve islamikë dhe e ka privuar nga shumë gjëra autorin Salman Ruzhdie. Pse?! Personazhet, Xhibrili dhe Saladini janë zgjedhur (nga kush?) si kundërshtarë në ndeshjen e përjetshme mes së Mirës dhe së Ligës. Po kush është kush? Ndërsa dy burrat gremisen në kohë dhe në hapësirë drejt përballjes së tyre vendimtare, ne bëhemi dëshmitarë të një cikli rrëfenjash dashurie dhe pasioni, tradhtie dhe besimi.

  • (0 reviews)

    Varreza e Pragës

    1,250 L

    Një material i shkëlqyer për një roman me pjesë të stilit të viteve nëntëqind, i ilustruar si feuilletons të asaj kohe. Ja se me çfarë mund të kënaqet edhe lexuesi më i keq. Pa harruar një hollësi. Duke lënë mënjanë protagonistin, të gjitha personazhet e tjera të këtij romani kanë jetuar vërtet dhe kanë kryer veprat e përshkruara.

  • (0 reviews)

    Vdekja aksidentale e një anarkisti

    700 L

    Libri është një satirë politike mbështetur mbi ironinë dhe humorin therës, një nga ato satira që nxisin mendimin e lirë. 

  • (0 reviews)

    Vdekja dhe pranvera

    800 L

    Vdekja dhe Pranvera” është një roman rreth joshjes. Sepse, sa herë që vjen pranvera, djemtë duhet të gjejnë forcën që të dashurohen me gratë e bukura dhe epshndjellëse të fshatit. Në prozën Katalanase ende nuk është shkruar një roman kaq i ndjerë dhe delikat.

  • Sasi e limituar
    Vëllai im rend pas dinozaurëve
    (0 reviews)

    Vëllai im rend pas dinozaurëve

    1,000 L

    Me librin “Vëllai im rend pas dinozaurëve” Xhakomo Maxarioli ka shkruar një roman formimi, në të cilin nuk ka pasur nevojë të shpikë asgjë. Një libër që të habit, të prek, të argëton dhe të bën të reflektosh gjatë.

  • (0 reviews)

    Vendi i babait

    800 L

    “Vendi i babait” është një roman autobiografik që ia del mrekullisht, me qëllimin më ambicioz dhe fisnik të letërsisë: atë të dhënies së një eksperience personale një dimension universal, e cila na flet të gjithëve no.

  • (0 reviews)

    Vepra poetike Martin Camaj

    2,000 L

    Ky është vëllimi më i plotë rreth krijimtarisë poetike të poetit më modernist të letrave shqipe, i përgatitur me rastin e 25 vjetorit të vdekjes së tij. Botimi shoqërohet me një hyrje të shkruar nga vetë autori, “Rrëmime mbi poezinë” të cilën e gjeni më poshtë.

  • (0 reviews)

    Vepra poetike- Kadare

    2,000 L

    Ko përmbledhje e plotë e poezive dhe poemave të Kadaresë, duke ndjekur rendin kronologjik të kohës së krijimeve, jep mundësi për të vërejtur evoluimin në artin, në stilin e autorit; poezitë regjistrojnë çaste të gjalla nga jeta e autorit, sjellin atmosferën e kohës, elemente intimë të biografisë, çaste kohore të së përditshmes, që, duke u shndërruar në poezi, bëhen lëndë e përjetshme.

  • (0 reviews)

    Verbëri

    1,000 L

    Romani “Verbëri”, flet për historinë e një epidemie masive të pashpjegueshme të verbërisë në një qytet të paemërtuar, ku shumica e popullsisë është prekur dhe kjo ka shkaktuar një avari sociale që po avancon me shpejtësi. 

  • (0 reviews)

    Vetmia e numrave prim

    900 L

    Ky roman është historia e dhimbshme dhe ngashëruese e Aliçes dhe e Matias, si dhe personazheve që i shoqërojnë këta në udhëtimin e tyre. Me një stil të shkruari që përshkohet nga pjekuria dhe qëndrueshmëria befasuese, Paolo Giordano prek me vështrim të qartë e të thellë një temë therëse për sa u takon ndërlikimeve emocionale. Kështu ai u dhuron lexuesve një roman që është në gjendje të të shkundullojë me mënyrën e ndërthurjes së çasteve të tensionit të ashpër e të pamëshirshëm në skenat më të rralla e më emocionuese, mbushur plot dhembshuri të pikëlluar dhe shpresë këmbëngulëse.

  • Sasi e limituar
    Vila e pëlhurave
    (0 reviews)

    Vila e pëlhurave

    1,500 L

    Një sagë e jashtëzakonshme plot intriga, dashuri dhe zhvillime të befta, parë nga një këndvështrim i veçantë: ai i shërbyesve të Vilës së Pëlhurave. Kureshtarë, të vëmendshëm, besnikë apo intrigantë, shërbyesit përgjojnë çdo lëvizje të zotërinjve, ua njohin çdo të fshehtë, ëndërrojnë me ta dhe zilepsen pas jetës së tyre farfuritëse.

  • (0 reviews)

    Vitet

    1,400 L

    Vepra kryesore e nobelistes së vitit 2022 në letërsi, Annie Ernaux, romani “Vitet” vjen në shqip. Shpalosur përmes përshkrimit të fotografive dhe drekave të ditëve të pushimit, kjo “autobiografi jopersonale” ndërkall edhe ekzistencën tonë në fluksin e një praktike të padëgjuar të kujtesës, me një gjuhë të mprehtë dhe të stërholluar dhe arrin t’ia dalë që “të shpëtojë” një histori brezash, duke lidhur jetën dhe vdekjen, nën dritën verbuese të bukurisë së botës.

  • Sasi e limituar
    Vitet e pafajësisë
    (0 reviews)

    Vitet e pafajësisë

    1,300 L

    Botimet Living prezantojnë vëllim e parë të Sagës së Kazaletëve “Vitet e pafajësisë”, nga Elizabeth Jane Howard! Kryevepra e radhës, në stilin e Sagës së Forsajtëve, një fenomen dhe sukses mbarëbotëror -Rebecca Radner, “San Francisco Chronicle”

  • Sasi e limituar
    Viti i gjelit
    (0 reviews)

    Viti i gjelit

    1,400 L

    Tereza Boučková ka birësuar dy fëmijë me prejardhje rome, dhe më pas ka lindur fëmijën e saj. Dy fëmijët e adoptuar hynë në jetë, me besimin se dashuria njerëzore por edhe ndjesia e mëmësisë, do të bënin të mundur përballimin e çdo vështirësie.

    Mirëpo të dy fëmijët, në adoleshencë fillojnë të shkëputen nga kontrolli i prindërve. Ata fi lluan të bëjnë një jetë pa rregulla, duke shkaktuar dhunë dhe kryer vjedhje, madje edhe brenda shtëpisë së tyre.

    Sjellja e tyre shkakton në mënyrë të pashmangshme, një sërë veprimesh dhe reagimesh të pakontrolluara të cilat përshkallëzohen duke përfshirë të gjithë anëtarët e familjes, ku askush nuk mund ti shpëtojë tensionit dhe situatave negative.

  • Sasi e limituar
    Vrasësi i verbër
    (0 reviews)

    Vrasësi i verbër

    1,400 L

    “Vrasësi i verbër” është historia tërheqëse dhe e jashtëzakonshme e motrave Çejs dhe e sekreteve të tyre. Më e vogla, Laura, vdes në rrethana të dyshimta. Pas më se pesëdhjetë vjetësh, Irisi, motra që mbijetoi, kujton vdekjen e saj misterioze. Në historinë e saj gërshetohen kapitujt e romanit të shkruar prej vetë Laurës, roman që skandalizoi botën, por e bëri atë të famshme.

  • (0 reviews)

    Vrasje në kryeministri

    1,000 L

    Një kryeministre, një detektive dhe shumë mistere. Kjo është historia e romanit më të ri nga shkrimtarja Diana Çuli “Vrasje në kryeministri”.