-
(0 reviews)
Vizitorja e pasqyrës 1 – Të fejuarit e dimrit
1,400 LTë fejuarit e dimrit është vëllimi i parë i një sage emocionuese, që po pushton zemrat e mijëra lexuesve të rinj e të rritur dhe po bëhet një fenomen kulti mbarëbotëror.
-
(0 reviews)
Vizitorja e pasqyrës 2 – Të zhdukurit e dritëhënës
1,400 L“Të zhdukurit e Dritëhënës”, vëllimi i dytë i serisë bestseller ndërkombëtar “Vizitorja e pasqyrës”, më në fund në shqip! Fitues i Prix Albertine Jeunesse, 2021
-
(0 reviews)
Komisioni i festës
800 L“Komisioni i festës” është botuar si interlud midis tre romaneve në librin “Ura me tri harqe”, më 1978.
-
(0 reviews)
Lamtumira e së keqes
700 LNovela “Lamtumira e së keqes” është shkruar në vitin 1987 dhe u përfshi në përmbledhjen me tregime dhe novela “Ëndrra mashtruese”, në vitin 1990.
-
(0 reviews)
Legjenda e legjendave
1,000 LSi një shtjellë e marrë vërtiten sipër nesh shtrigat, engjëjt dhe djajtë, Gilgameshi i asirëve, Tristani me Izoltën, Prometheu, Atridët e përgjakur, don Zhuan Tenerio e don Miguel Manara, të shkrirë e të bërë një në fytyrën e Don Zhuanit, Abrahami, profetët biblikë, studenti pijanec Faust, vdekur më 1543, bashkë me Mefistofelin e vet, fytyra të reja që janë në përpunim e sipër, Merilin Monro, Hitleri, ndoshta Ajnshtajni, që mund të shfaqen në kush e di ç’trajtë befasuese.
-
(0 reviews)
Pa thënë mirupafshim
900 LRomani i katërt i serisë më të shitur ndërkombëtarisht të autorit Toshikazu Kawaguchi, Pa u ftohur kafeja
-
(0 reviews)
ASGJE PER T‘U SHENUAR
1,000 LKjo përmbledhje tregimesh përbëhet nga dhjetë histori në kufijtë përherë e më të vagullt mes reales dhe imagjinares, populluar nga personazhe pa emër
-
(0 reviews)
Gjoni me shoket prej kartoni
600 LNjë histori argëtuese dhe e zgjuar për lexuesit e vegjël të etur për dije.
Çfarë të ndodh kur zgjohesh një mëngjes me faqe që të kuqëlojnë si domate të pjekura nga dielli? Dihet qe ethet nuk janë gjë e mirë.
Mamatë merakosen dhe nisin të japin urdhra sikur të ishin kapitene anijesh: regjim shtrati, çaj, ndonjë ilaç të hidhur dhe si përfundim: sot nuk ka kopsht!
Sigurisht që virozat janë të bezdisshme, por po ta mendosh hollë-hollë, kanë edhe ca të mira. Rri në shtëpi, fle sa të duash dhe madje zë shokë të rinj, ashtu si Gjoni, personazhi i librit që keni në dorë.
Shokët e rinj janë prej kartoni e megjithatë flasin si ai…
-
(0 reviews)
Aventurat E Pazakonta Te Shegertit Te Vogel
600 L“Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël”, botuar për herë të parë më 1913, është një prej klasikëve të letërsisë kroate për fëmijë, shkruar nga Ivana Brlic-Mažuranic. Hlapiti i vogël është shegert në punishten e këpucarit Vetullngrysur, usta i egër dhe i zymtë, i cili sillet keq ndaj vogëlushit. Kësisoj, djali vendos të krijojë një jetë të re, largohet nga punishtja dhe ndërmerr një rrugëtim prej shtatë ditësh, gjatë të cilave do të hasë shumë njerëz të jashtëzakonshëm dhe do të bëjë aventura nga më të çuditshmet. Ai mendon se duhet të ndihmojë këto që ndesh në udhë, që nga një shitës plak qumështi e deri te një vajzë e vogël, me emrin Gita. Së bashku me Gitën dhe qenushin e tij, Bundash, ai përshkon fusha e fshatra të tëra, duke i prishur planet një kusari të keq e duke ndihmuar dikë tjetër të kthehet në rrugë të mbarë. Kur je djalosh zemërmirë dhe nuk i trembesh punës së vështirë nuk ka gjë që s’mund ta arrish. Në këtë libër, gjithkush mund të gjejë diçka për veten: është historia e një jetimi, një përrallë aventurash dhe udhëtimesh, mirësie dhe dashurie. “Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël” është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe është ekranizuar dy herë, madje në 2013, filmi ka arritur numrin më të madh të shikueshmërisë për filmat për fëmijë që prej vitit 1990.
-
(0 reviews)
KITI DHE TIGRI I ARTE
500 LNjë aventurë magjike nën dritën e hënës.
Kiti mezi pret të vizitojë muzeun dhe ta shohë me sytë e saj statujën e çmuar të Tigrit të Artë. Sipas legjendës, kush e zotëron statujën, mund të bëjë realitet dëshirën më të madhe që ka. Nën dritën e hënës, Kiti merr udhën që t’i tregojë Xhenxhefilit statujën, kur nuk ka njerëz të tjerë përreth, por ndodh e paimagjinueshmja: statuja vidhet dhe për këtë gjë akuzohet Kiti. A do të arrijë Kiti të provojë pafajësinë e saj, të gjejë fajtorin dhe të kthejë statujën e çmuar para se të lindë dielli?
-
(0 reviews)
TREGIME DHE PERRALLA PER FEMIJE
600 L“Tregime dhe Përralla për fëmijë” është një përmbledhje me 15 tregime dhe përralla për fëmijë, ku fantazia ndërthuret me vlera të rëndësishme njerëzore. Përmes aventurave të personazheve të dashur, fëmijët mësojnë për miqësinë, guximin, dashurinë, respektin dhe fuqinë e mirësisë. Me gjuhë të thjeshtë dhe mesazhe edukative, autori Vasil Dedja synon të argëtojë dhe njëkohësisht të ndihmojë në formimin moral dhe emocional të lexuesve të vegjël.
-
(0 reviews)
ALJONA DHE FINLANDA
700 LSilvana (Begotaraj) Berki punon aktualisht në departamentin e punës sociale për familjet me fëmijë, si punëtore sociale. Temat sociale dhe profesionale që trajton lidhen me edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të familjes në tërësi. Libri “Aljona dhe Finlanda” është krijimi i saj më i ri, fryt i një udhëtimi të mbesës së saj 5-vjeçare në Finlandë, vend ku autorja jeton prej 36 vjetësh. Me shumë kureshtje janë ndjekur mbresat e mbesës për gjithçka të veçantë dhe ndryshe që Finlanda i ofroi një vogëlusheje shqiptare.
Përveç profesionit në fushën e punës sociale, Silvana ka ndërtuar prej kohësh edhe një karrierë letrare. Ajo ka botuar vepra poetike në të dyja gjuhët, shqip dhe finlandisht, si edhe novela, aforizma dhe ka përkthyer dy romane..
-
(0 reviews)
Trashëgimtarja e Zjarrit
1,700 LRomani i tretë i serisë “Froni prej xhami”, nga autorja më e shitur Sarah J. Maas, është i mbushur me më shumë aksion, dramë, romancë marramendëse, dhe prezanton disa heroina të reja e të ashpra, për t’i dashur dhe për t’i urryer.
-
(0 reviews)
Kurora e mesnatës
1,500 LSELENA SARDOTINI FITOI NJË GARË TË DHUNSHME PËR T’U SHPALLUR KAMPIONIA E MBRETIT, POR NUK ËSHTË ASPAK BESNIKE NDAJ KURORËS. PARADA E SAJ VDEKJEPRURËSE DO TË BËHET EDHE MË E VËSHTIRË KUR …
-
(0 reviews)
Historia pa mbarim
1,600 LAtij i pëlqejnë pa masë fantazitë e shfrenuara, me anë të të cilave ajo që nuk ekziston, lind dhe zhvillohet gjithnjë e më tepër në një mënyrë të çuditshme. Kjo ndodh për shkak të …
-
(0 reviews)
Djali me pizhama me vija
1,200 LNëse filloni ta lexoni këtë libër, do të nisni një udhëtim me një djalë nëntë vjeçar i quajtur Bruno. (Edhe pse ky nuk është një libër për nëntë vjeçarët.) Por herët apo vonë ju së bashku me Brunon do të arrini te një “mur”. Mure të tilla ekzistojnë në gjithë botën. Urojmë që juve nuk do t’ju duhet të kaloni një mur të tillë.















