Fantazi

Asgjë për t’u shënuar

Çmimi origjinal qe: 1,000 L.Çmimi i tanishëm është: 900 L. Save 100 L (10% Off)

Në stok

Kjo përmbledhje tregimesh përbëhet nga dhjetë histori në kufijtë përherë e më të vagullt mes reales dhe imagjinares, populluar nga personazhe pa emër

SKU: 9789928325600 Kategoria
  • Shtëpia BotuesePapirus
  • Numri i faqeve197
  • AutoriGABRIEL MANOKU

Kjo përmbledhje tregimesh përbëhet nga dhjetë histori në kufijtë përherë e më të vagullt mes reales dhe imagjinares, populluar nga personazhe pa emër, të hedhura në një botë ku gjithmonë e më tepër largohen nga thelbi i të qenit njeri në favor të një spektatori pa fuqi. Ndaj çdo tregim, në një mënyrë apo në një tjetër, përpiqet të hapë njëfarë shtegu qëndrese përmes heshtjes, në kërkim të një “pse”-je, ndonëse ekziston rreziku se në anën tjetër mund të mos ketë asgjë për t’u shënuar, përveç jehonës së zërave tanë.

… Ama në fund të ditës lipsej të jetonim, dhe për ta bërë këtë duhet të shtireshim sikur nga ana tjetër e mureve nuk po ndodhte asgjë, me shpirtin groposur përballë ekranesh indoktrinimi, nga ku tragjeditë fillimisht fshihen dhe pastaj kthehen në sensacion termash të tredhur, sa zor se lihet vend për dinjitetin njerëzor… ku fjala masakër emërtohet si “ofensivë” dhe të vdekurit zëvendësohen nga “humbje njerëzore”…..

Gabriel Manoku, pasi është diplomuar për psikologji klinike, punon me fëmijët me nevoja të veçanta. Ky është libri i tij i parë.

Dërgesa & Pagesa

  • Dorëzim brenda 24/48 orëve.
  • Transport kudo në Shqipëri.
  • Pagesë me kartë: Visa dhe Mastercard.
  • Pagesë në dorëzim.