• Sasi e limituar
    (0 reviews)

    Kishim një ëndërr

    1,000 L

    Femra është viktima e parë e realitetit të romanit. Skenat e veprës gërshetojnë tragjizmin, neverinë realiste, grotesken, komiken dhe dhimbjen se ajo që lexon është një realitet që përjetohet çdo ditë.

  • (0 reviews)

    Klara dhe dielli

    1,200 L

    Nga autori i romanit “Dita e mbetur”, një tjetër roman i mrekullueshëm – i pari pas fitimit të çmimit Nobel në Letërsi – mbi natyrën e mahnitshme dhe misterioze të zemrës së njeriut.

  • (0 reviews)

    Kleopatra

    1,400 L

    Fitues i çmimit “Pulitzer”, libri “Kleopatra” sjell në jetë gruan më intriguese të historisë së botës: Kleopatrën, mbretëreshën e fundit të Egjiptit. Pallati i saj vetëtinte nga oniksi, gurët e çmuar dhe floriri, e megjithatë ishte edhe më i pasur në intriga politike dhe seksuale. Përmbi gjithçka, Kleopatra ishte një stratege mendjehollë dhe negociatore e lindur.

  • (0 reviews)

    Kohe e pamjaftueshme

    2,000 L

    Duke qenë edhe ajo shkrimtare, bashkëshortja e Ismail Kadaresë, Helena, zbulon fatin e një çifti të pazakontë. Në këtë rrëfim të mbushur plot ngjarje që dalin dhe e kapërcejnë të zakonshmen e një jete të përbashkët, shpaloset aktualiteti i një gjysmë shekulli që ka parë apogjeun, dhe më pas, agoninë dhe fundin e regjimeve komuniste në Europën Lindore. Ky libër ishte më i shituri në vitin 2011, sapo u hodh në qarkullim

  • (0 reviews)

    Kohë për rrëfim

    1,000 L

    Në këtë libër Kadareja flet shumë haptazi me Alda Bardhylin për marrëdhënien e tij komplekse dhe të rrezikshme me klanin Hoxha dhe sidomos me diktatorin Enver. Ai diskuton edhe mbi përpjekjet për t’u arratisur, mbi periudhën si deputet dhe shpresat e tij pas shembjes së regjimit komunist në vitin 1990. 

  • (0 reviews)

    Kohërat e Anikës

    500 L

    “Në çdo grua jeton një djall, që duhet vrarë ose duke e vënë në punë, ose duke e bërë të lindë, ose me të dyja këto mënyra”, mëson një thënie e moçme serbe. Por Anika është një djall shumë i fuqishëm, që nuk e lë veten kollaj të zbutet dhe sjell shkatërrim kudo përreth, duke ushtruar njëfarë magjie erotike. Ky subjekt, ku Andriçi ka shpalosur tërë fuqinë e tij si rrëfimtar, është kronika e ngjarjeve të errëta, që u zhvilluan në “kohërat e Anikës”.

  • (0 reviews)

    Kokoro

    800 L

    Një roman në shqip nga Natsume Soseski, i konsideruar si babai i letërsisë japoneze moderne. Haruki Murakami shprehet për këtë autor: “Sõseki është përfaqësuesi i letërsisë moderne japoneze, një personalitet i një kalibri të vërtetë kombëtar”. Në këtë trilogji e shkruar në fillim të shekullit të XX vjen historia e largimit nga fshati në universitet të një studenti, ku rrëfimi provokon mendimin, zbulon thelbin e vetmisë dhe qëndron si një hyrje nxitëse për letërsinë moderne japoneze.

  • (0 reviews)

    Kolonë zanore

    700 L

    Autorja Rezarta Reçi vjen para lexuesit me një roman, – i konsideruar si befasi në raport me tematikën që sjell, mjeshtrinë e përdorimit të teknikave rrëfimtare, depërtimet psikologjike dhe gjuhën e gjallë që përdor gjatë rrëfimit

  • (0 reviews)

    Kompleksi im i Edipit dhe rrëfenja të tjera

    1,500 L

    “Kompleksi im i Edipit dhe rrëfenja të tjera” është një përmbledhje tregimesh e shkrimtarit irlandez Frank O’Connor, përzgjedhur nga Julian Barnes. Në to, përmes rrëfimeve mbi fëmijërinë dhe martesën, seksin dhe fenë, luftën dhe pleqërinë, O’Connor-i shpalos në formën më të plotë zhdërvjelltësinë, humorin dhe mprehtësinë e tij.

  • Sasi e limituar
    (0 reviews)

    Komploti

    1,400 L

    Ben Blushi vjen para lexuesit me një tjetër roman futurist, i hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Pegi.

  • (0 reviews)

    Koncert në fund të stinës

    1,000 L

    Romani “Koncert në fund të dimrit” është një satirë dhe përqeshje me socializmin, me parimet dhe idetë e tij. 

  • (0 reviews)

    Kopshti i Edenit

    1,000 L

    Kopshti i Edenit” ishte një bestseller kur doli në vitin 1986, edhe pse është libri i fundit i pambaruar i Ernest Heminguejit, me të cilin punoi nga viti 1946 deri sa vdiq në vitin 1961.

  • Sasi e limituar
    (0 reviews)

    Kopshti nën dritën e hënës

    1,300 L

    Lili Kaizeri ka bërë paqe me jetën e saj vetmitare, por pa probleme, si vejushë, ama kur një i panjohur i çon një violinë në dyqanin e saj të antikave në qendër të Berlinit dhe i thotë se ajo i përket, jeta e saj do të ndryshojë rrjedhë. Pse duhet të trashëgojë një objekt aq të çmuar?

  • (0 reviews)

    Kopshti veror

    1,500 L

    Pasi i mbijetuan rrethimit të Leningradit, urisë, frikës, tradhtisë dhe ndarjes, Tatiana, Aleksandri dhe djali i tyre i vogël Antoni bashkohen më në fund në SHBA, në vendin e ëndrrave të tyre.

  • Sasi e limituar
    (0 reviews)

    Kosherja

    1,200 L

    “Kosherja” është vepra më e njohur e shkrimtarit spanjoll dhe fituesit të çmimit Nobel, për 1989, Camilo José Cela-s. Si në një koshere të vërtetë, në udhët e kafenetë e Madridit luzmon jeta me gjithë shfaqjet e saj reale e të çmendura.