-
(0 reviews)
Jeta rimon me vdekjen
500 LPërmes kësaj historie në roman, Oz arrin mjeshtërish të japë kuptimin e artit të të shkruarit, marrëdhëniet e jetës me letërsisë, të jetës me vdekjen, por edhe natyrën dhe kuptimin e famës së autorit në letërsi
-
(0 reviews)
Jeta shpirtërore
1,500 LNjë roman, që denoncon të gjitha veset dhe palavitë e një klase pushteti në dukje elitare, por krejtësisht e zvetënuar. Ky libër është shpallur si botimi më i mirë i vitit 2022 në kategorinë romani i përkthyer, nga Bukinist.al dhe blogu Leximtari më 23 prill 2023, sjellë në shqip nga Aida Baro.
-
(0 reviews)
Jeta si një lojë shahu
1,500 LMjeshtri i Madh dhe Kampioni i Botës në shah Garry Kasparov ndan të fshehtat e fuqishme të strategjive që ai ka mësuar duke mbizotëruar lojën intelektualisht më sfiduese – mësime rreth zotërimit të aftësive strategjike dhe emocionale për t’i bërë ballë sfidave më të ashpra të jetës dhe për të maksimizuar suksesin, pavarësisht se sa e vështirë është konkurrenca.
-
(0 reviews)
Jetë fshati
1,000 LNë këtë libër ka gjithçka nga jeta mbi tokë, në këtë lloj jete ka njerëz dhe kafshë, me skena dhe pikturime mes qeniesh, të cilët, ku rastësisht e ku enkas, hyjnë në jetët e njëri – tjetrit. I shkruar kësisoj, çdo lexues ka të drejtën ta lexojë këtë vepër si një roman.
-
(0 reviews)
Jetë në një kuti shkrepësesh
600 LDiku, në një apartament luksoz, në një prej pallateve të larta më të reja të kryeqytetit ndodh një krim. Vrasësi është një gazetar, pronar i apartamentit, i cili, pas një bashkëjetese prej dy vjetësh, sapo është ndarë me mikeshën e tij, gjithashtu gazetare, drejtuese e një emisioni të përjavshëm televiziv me VIP-a.
-
(0 reviews)
Jetë paralele
1,000 LDosja sekrete e përndjekjes, hetimit, dënimit të Maks Velos vjen në një libër të quajtur “Maks Velo, Jetë paralele” përgatitur nga Alda Bardhyli.
-
(0 reviews)
Jetëgjatësia
1,500 LLibri “Jetëgjatësia”, i shkuar nga profesori i gjenetikës në Shkollën Mjekësore të Harvardit do ta ndryshojë përgjithmonë mendësinë tonë mbi procesin e plakjes, dhe se çfarë mund të bëjmë për ta shmangur atë. Njëkohësisht, ky botim është një udhërrëfyes si t’i marrim frenat e shëndetit tonë në duar e na njeh me një qasje të re e të guximshme drejt të ardhmes së njerëzimit.
-
(0 reviews)
Jeto gjatë
2,000 LLibri ”Jeto gjatë” e transformoi plotësisht qasjen time ndaj plakjes. Peter Attia është ndër njerëzit më të shkëlqyer që kam takuar ndonjëherë, dhe në këtë libër ai ia ka dalë me sukses t’i përmbledhë të gjitha njohuritë e tij. Ky mund të jetë një nga librat më të rëndësishëm që ke për të lexuar ndonjëherë në jetë.”
-
(0 reviews)
Jeto pët ta treguar
1,500 LNë këtë vëllim të parë të trilogjisë së planifikuar, Gabriel García Márquez, nis të tregojë historinë e jetës së tij. Nëse do të kuptosh madhështinë e romancierit më të madh të shekullit të XX, këtu gjendet çelësi i leximit të të gjithë veprës së tij.
-
(0 reviews)
Jezabel
700 LI konsideruar si një prej kryeveprave të Irène Némirovskit, romani “Jezabel” rindërton gjithë jetën aventuroze të Gledis Eizenahut, duke na shoqëruar nëpër të shkuarën e saj në Londër, Nju Jork, Paris e Nisë, deri në fundin e saj tragjik.
-
(0 reviews)
Jo thjesht rastësi
1,200 LNjë romancë e magjishme mbi fuqinë e fatit dhe rastësitë fatlume, që të ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë.Kur Izi Astori i hipën avionit, pret dyndjen, zhurmën dhe mërzinë e …
-
(0 reviews)
JOSEPH ANTON ( Jetëshkrim)
2,000 LKy është një libër që dëshmon për çiltërsi dhe sinqeritet të jashtëzakonshëm, një libër që të ngërthen, të ngacmon, të prek, një libër me rëndësi jetike. Sepse, ajo që i ndodhi Salman Rushdie-s ishte akti i parë i një drame që shpaloset çdo ditë në ndonjë vend të botës.
-
(0 reviews)
Ju mund të arrini çdo gjë që doni
800 LNjë udhëzues praktik, me një shumësi shenjash drejtuese, që autori i quan “Rruga me pengesa drejt suksesit”, për t’ju ndihmuar të mbërrini atje ku doni.
-
(0 reviews)
Juda
1,300 LKy është romani i fundit i Amos Oz, një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të letërsisë izraelite dhe europiane të shekullit të XX. A është Juda ai i pabesi apo është ai që tradhëtoi Jezusin për 30 aspra për ti dhënë botës mundësinë për ta njohur.
-
(0 reviews)
Jul Çezari
500 L“Jul Çezari” është tragjedia e parë e Shekspirit dhe një nga tri tragjeditë me temë historike. Shekspiri shkruan për Cezarin, Brutin dhe Mark Antonin duke u mbështetur në historianin e lashtë romak Plutarkun.
-
(0 reviews)
Jul Çezar
500 LMark Antoni me Oktavin, të nipin e Jul Çezarit, i shtrëngojnë republikanët të ikin prej Rome dhe e dërrmojnë ushtrinë e tyre në betejën e Filipit; Kasi dhe Bruti, që të mos bien në duar të kundërshtarëve, vrasin veten njëri pas tjetrit; Republika Romane kthehet përfundimisht në diktaturë autokratike.Të gjitha ngjarjet dhe personat e dramës, me përjashtim të Lucit, shërbëtorit të Brutit, dhe të ca hollësive dhe anakronizmave pa rëndësi, janë kopjuar besnikërisht nga Jetët Paralele të Plutarkut, të përkthyera nga greqishtja në inglishten prej Northit, më 1579. Shekspiri nuk bëri tjetër veçse ti dramatizonte, po i ka lidhur aq bukur, sa ka krijuar veprën teatrale më të fortë të botës dhe e ka sintetizuar këtë periudhë të historisë romane aq mjeshtërisht, sa Jul Çezari i tij i shkurtër vlen më tepër se duzina vëllimesh mbi këtë temë prej historianësh të specializuar.