-
(0 reviews)
Vajza daneze
1,000 LProza e shkëlqyer dhe zhbirimi emocional e bëjnë “Vajzën daneze”, deri në faqen e fundit, një roman shumë prekës dhe një nga historitë më të zjarrta e të pazakonta të dashurisë në shekullin e njëzet.
-
(0 reviews)
Vajza e dikurshme
1,000 LNjë triller psikologjik, që ngërthen fatin e dy grave: të mirën dhe të mistershmen, në një vorbull dysie, vdekjeje dhe mashtrimi. Libri vjen në shqip nga gazetari i njohur Blendi Salaj
-
(0 reviews)
Vajza e humbur
1,200 LBotimet Living sjellin në shqip autoren më të mirë të zhanerit mister/ thriller. Një histori që të lë pa frymë deri në faqen e fundit.
-
(0 reviews)
Vajza e Pirenejve
1,400 LRomani “Vajza e Pirenejve” është një libër për luftën, lirinë, guximin dhe dashurinë.
-
(0 reviews)
Vajza e postës
1,000 LVajza e postës quhet Kristina dhe kujdeset për të ëmën dhe për punët e një zyre postare austriake në vitet pas Luftës së Madhe. Një pasdite, teksa kotej mes shkresurinave, i vjen një telegram në emrin e saj. Është nga tezja e pasur që jeton në Amerikë dhe i kërkon Kristinës të shkojë ta takojë në një resort alpin në Zvicër. Pas një udhe të gjatë me tren, Kristina e sheh veten në majat e maleve duke shijuar një jetë që nuk e kishte parë as në ëndërr.
-
(0 reviews)
Vajza e postës
1,500 LEMOCIONUES DHE INTENSIV, “VAJZA E POSTËS” ËSHTË NJË UDHËTIM NË KUJTESËN E VETË ITALISË, I TREGUAR PËRMES SYVE TË NJË HEROINE QË NUK MUND TË MOS E DUASH.Salento, qershor, 1934. Në …
-
(0 reviews)
Vajza e prapë
1,300 LRikardoja, qysh fëmijë atje në vendin e lindjes së tij, në Lima, ka ushqyer një ëndërr: Të jetojë në Paris. Por ritakimi me Lili kiliankën, një dashuri e hershme e adoleshencës, do ta shtyjë të ndryshojë gjithçka të tij. Vajza aventuriere, pragmatiste, e paqetë, do ta zvarrisë përtej botës së vogël të ambicjeve të tij.
-
(0 reviews)
Vajza e re
1,400 LMbushur me humor të zi, kthesa të papritura, komplote dhe me personazhe që të mbeten gjatë në kujtesë, libri “Vajza e re” është një triller emocionues dhe një analizë e sofistikuar e aleancave politike dhe rivaliteteve të fuqive të mëdha, në një botë të rrezikshme. Kjo vërteton edhe një herë se Gabriel Aloni është “një nga agjentët më të famshëm të trillerave” dhe Daniel Silva shkrimtari më i mirë i intrigave.
-
(0 reviews)
Vajza e Tifanisë
1,300 LKy libër sjell një tjetër aspekt të luftës së femrës për të arritur ambicjet e saj në jetë. Në një realitet të tillë, në Amerikën e vitit 1893, jeton edhe Flosi Xhejn, e cila bëhet pjesë e “Vajzave të Tifanisë”. Ajo është femra moderne që thyen normat klasike, pasi do të bëjë emër në botën e artit. Lufta për të realizuar vetveten dhe rrahjet e zemrës së saj për fqinjin, përbëjnë boshtin mbi të cilin ndërtohet vepra e Deeanne Gist, e cila ka dalë në qarkullim në SHBA në vitin 2015
-
(0 reviews)
Vajza e zhdukur
800 L“Shkrim i cilësisë së parë, një histori e aftë të të mbajë të lidhur nga faqja e parë deri në të fundit. Një përzierje e përkryer që përkthehet në miliona kopje të shitura.” – kështu e vlerëson gazeta e famshme britanike “The Guardian” “Vajza e zhdukur”, libri më i shitur i momentit në SHBA dhe Britaninë e Madhe
-
(0 reviews)
Vajza lani fytyrën
1,000 LA ju duket ndonjëherë se të tjerët e kanë jetën në rregull, ndërsa e juaja është lëmsh? Nëse po, Rachel Hollis ka diçka për t’ju thënë: Kjo është gënjeshtër!
-
(0 reviews)
Vajza me tatuazh
1,100 LNë librin “Vajza me tatuazh”, përveç një beteje romantike, shkrimtarja Alice Clayton ngre edhe pyetjen: pse të kalërosh një kauboj, kur mund të kalërosh një bibliotekar?
-
(0 reviews)
Vajza me vath margaritari
900 LHistoria dhe trillimi shkrihen në një të vetme në këtë roman të shkëlqyer me vizion artistik dhe tallaze sensuale, që përftohen nga sytë e një gruaje të re, e cila u bë muza e njërës prej pikturave më të mrekullueshme të Vermeer-it.
-
(0 reviews)
Vajza në pemë
1,400 LRrëfyer nga një prej personazheve më të paharrueshme në narrativën bashkëkohore – aq e mbushur me humor të guximshëm dhe ironi sa edhe me zemërim e hidhërim – ky roman i pakursyer dhe poetik i marrëzisë politike, ëndrrave në rrezik dhe vullnetit për të mbijetuar, zbulon me mprehtësi rrugën e një vajze drejt mosbindjes, në një botë të kthyer përmbys, në të cilën vetëm nga maja e një peme mund të kapësh një grimcë të realitetit – dhe një premtim për shpresë.
-
(0 reviews)
Vajza, mjaft më me shfajësime
1,000 LPas librit “Vajza, lani fytyren” autorja bestseller Rachell Hollis, dhe një nga spikeret motivuese më të kërkuara në botë vjen me një botim të ri në shqip: ”Ky libër ofron një plan pa ndroje për të përqafuar dhe arritur synimet tuaja: “Unë besoj se ne mund ta ndryshojmë botën. Por në fillim duhet të ndalojmë së jetuari me frikën nga gjykimi për atë që jemi”.
-
(0 reviews)
Vajzat e fshatit
1,000 LRomani që theu heshtjen mbi tabutë seksuale dhe çështjet shoqërore gjatë një periudhe represioni në Irlandë, pas Luftës së Dytë Botërore.