Ata janë kolegë, miq dhe i besojnë njëri-tjetrit gjithçka, por Peter Marshalli ka kohë që ndien diçka më shumë për Noela Valtersin.
Si një vejushë dhe nënë beqare, Noelës nuk i pëlqen të rrezikojë; të dashurohej me Peterin nuk ka qenë kurrë pjesë e planeve të saj.
Nga ana tjetër, motra e Peterit, e shpall atë si beqarin më të lakmuar të qytetit në grupin e mamave në Facebook. Peteri nuk ka fare dijeni se nga shpërtheu kjo vëmendje e papritur, por ai ka sy vetëm për Noelën.
Të gjithë sytë e qytetit janë mbi ta, por a do të arrijnë Peteri dhe Noela t’i kapërcejnë pengesat dhe të gjejnë fundin e lumtur, që ka qenë gjithmonë pranë tyre?











