Klasikë

Kryekuvendarët

1,000 L

Në stok

SKU: 9789928923585 Kategoria
  • AutoriAristofani
  • Shtëpia BotueseAlbas
  • Numri i faqeve87

Kryekuvendaret është, kronologjikisht, e parafundit ndër veprat e shpëtuara të Aristofanit.

Autori e mori nxitjen, me sa duket, nga kriza e demokracisë athinase, e cila, pas lulëzimit në shek. V p. K., kishte marrë rrokullimën që nga fillimi i Luftës së Peloponezit.

Trilli i gjetjes utopike të Aristofanit te kjo pjesë është vetiu komik: falë një rrengu të fshehtë, pushteti i qytetit të Athinës kalon tërësisht në duart e Praksagorës – një grua kjo mjaft e zgjuar, çapkëne dhe e zellshme – dhe të disa të besuarave të saj.

Asgjë nuk është më si më parë. Nëpërmjet një ligji të votuar shpejt e shpejt, çdo pasuri, vetjake qoftë apo familjare, shndërrohet në pronë të përbashkët.

Njëra prej rrjedhojave të natyrshme të këtij ligji është edhe shfuqizimi i martesës. Sidoqoftë, nëse në disa vepra të tjera Aristofani i këshillonte seriozisht përmbysjet rrënjësore të gjendjes së shoqërisë, duket se rrethanat e pabesueshme të kësaj komedie i krijon vetëm e vetëm për hir të humorit e të zbavitjes.

Dërgesa & Pagesa

  • Dorëzim brenda 24/48 orëve.
  • Transport kudo në Shqipëri.
  • Pagesë me kartë: Visa dhe Mastercard.
  • Pagesë në dorëzim.