Ç’vlerë ka vërtet një fund i lumtur? Naomi po jetonte historinë e përsosur të dashurisë. Djali takon vajzën. Bien në dashuri, martohen, blejnë shtëpinë e ëndrrave, krijojnë familje… Pastaj, ai e dëbon nga shtëpia, pajton avokatët më të mirë të qytetit për çështjet e divorcit, ua zbraz llogaritë dhe lidhet me një vajzë të re rreth të njëzetave. Fund vërtet mizor për historinë e tyre. Naomit i duhet ta pranojë humbjen: të zhvendoset në një apartament të thjeshtë, të rikthehet në punë dhe të përpëlitet mes një jete të bërë lëmsh. Mirëpo, pse u dashka ta pranojë? Kështu, Naomi fiksohet pas së dashurës së re të burrit. Ajo që nisi si kureshtje cinike, shndërrohet shpejt në fiksim dhe, më pas, në diçka shumë më të errët. Ndërkohë që zbulon të fshehta që nuk i kishin shkuar kurrë në mendje, Naomi kupton se edhe jeta e saj është në rrezik. Por nëse ky rrezik e ndihmon ta mbajë të paprekur familjen e saj të përsosur, a nuk ia vlen të përballet me të? “McFadden i fut lexuesit në botën e Naomi Rothit, një nënë e një familjeje urbane periferike, jeta e së cilës kthehet kokëposhtë kur bashkëshorti, Xheremi, e mashtron që të largohet nga shtëpia dhe më pas nis procedurat e divorcit… Lexuesit besnikë të McFadden-it duhet të përgatiten për kthesat e saj tipike, të cilat të bëjnë t’i përpish faqet me shpejtësi për të arritur te përfundimi tronditës. Një tjetër roman rrëqethës për legjionin gjithnjë në rritje të adhuruesve të McFadden-it”. – Booklist Në romanin “Divorci”, autorja bestseller ndërkombëtare numër 1 sipas New York Times, Freida McFadden, sjell një histori therëse dhe të thellë, ku dashuria shndërrohet në hakmarrje dhe mbijetesa bëhet loja mëe rrezikshme nga të gjitha. – Publishers Weekly
Mister & Thriller
Divorci
1,400 L
Në stok
Ç’vlerë ka vërtet një fund i lumtur? Naomi po jetonte historinë e përsosur të dashurisë.
- AutoriFreida McFadden
- Shtëpia BotueseBota Shqiptare
- Numri i faqeve368
Përshkrimi
Dërgesa & Pagesa
Dërgesa & Pagesa
- Dorëzim brenda 24/48 orëve.
- Transport kudo në Shqipëri.
- Pagesë me kartë: Visa dhe Mastercard.
- Pagesë në dorëzim.











