Kur vetmia flet ( Psikologjia e vetmisë)

1,000 L

Ka vetmi që të thyen, por edhe vetmi që të rilind.Ajo që ndodh në heshtje është më shumë se mungesë, është kthim te vetja e harruar, te zëri që nuk gjeti hapësirë të dëgjohej mes …

SKU: 9789928314857 Kategoria

Ka vetmi që të thyen, por edhe vetmi që të rilind. Ajo që ndodh në heshtje është më shumë se mungesë, është kthim te vetja e harruar, te zëri që nuk gjeti hapësirë të dëgjohej mes botës. Vetmia nuk është boshllëk, por një pasqyrë e shpirtit që kërkon të njihet. Është një tempull i brendshëm ku mësojmë të rrimë me veten pa frikë, të prekim plagët pa u fshehur dhe të dëgjojmë fjalët që zemra na i ka thënë gjithmonë në heshtje.Ky libër është një udhëtim drejt asaj hapësire, aty ku njeriu më në fund dëgjon veten dhe gjen paqen që kërkonte jashtë.Në fund të vetmisë nuk ka errësirë, ka dritë.Është drita e vetëdijes, e kuptimit, e pranimit të asaj që jemi.Sepse njeriu nuk shërohet duke ikur nga vetmia, por duke e dëgjuar atë. Kur mësojmë ta dëgjojmë,kuptojmë se s’jemi kurrë plotësisht vetëm, brenda nesh jeton një prani që s’na ka braktisur asnjëherë.Dhe atëherë, heshtja nuk na tremb më: ajo bëhet strehë, frymë dhe fillim i një jete më të vërtetë.Ky libër nuk të mëson si ta shmangësh vetminë, por si ta dëgjosh, ta kuptosh dhe ta kthesh në forcë.Është një udhëtim i butë që shëron me fjalë.

Shtëpia Botuese

Morava

Numri i faqeve

240

Autori

Suela Kalaja

Komente

Nuk ka ende komente