Një martesë e mirë

1,500 L

Liz Kitsakis, një ish prokurore federale që ishte e paguar keq, tani purión deri vonë në studion ligjore Young & Crane, Orët e gjata të punës, janë të zakonshme për të. Ajo dhe Semi, …

SKU: 9789928064752 Kategoria

Liz Kitsakis, një ish prokurore federale që ishte e paguar keq, tani purión deri vonë në studion ligjore Young & Crane, Orët e gjata të punës, janë të zakonshme për të. Ajo dhe Semi, bashkëshorti i saj i mrekullueshëm e i përkushtuar, kishin arritur gjithçka që kishin ëndërruar në jetë, deri në çastin, kur marrëdhënia e tyre u kris para syve të tyre. Jeta që kishin ndërtuar kishte qenë vetëm një gënjeshtër, dhe kjo, nuk kishte ardhur aq rastësisht. Krisjet në martesën e tyre kishin filluar shumë kohë më parë, por ata e kishin shmangur shikimin në brendësinë e problemit. Ajo që nuk e dëshironte Lizi në këtë gjendje të turbullt idilike, ishte pikërisht telefonata e dëshpëruar e mikut të vjetër të saj, Zak Grejsonit, nga burgu Rikers. Amanda, bashkëshortja e tij, ishte gjetur e vdekur në fund të shkallëve të gurta, në shtëpinë e tyre në Brooklyn dhe ai ishte arrestuar si i dyshuari kryesor.

Liz i mënjanon problemet e saj për të zbuluar autorët e kësaj vrasje. rastësisht ajo mëson se marrëdhënia e Zakut dhe Amandës nuk ishte ajo që perceptohej në publik. Miqtë e tyre të ngushtë, prindër të shkollës Brooklyn Country Day, fshehin sekrete të shumta dhe shqetësuese.

Në fund të kësaj historie dramatike, Liz pyet pareshtur veten, se cila është rruga e shpëtimit të martesë së saj dhe a mund të egzistojë me të vërtetë një martesë e mirë dhe e lumtur?

Shtëpia Botuese

Ombra GVG

Numri i faqeve

549

Autori

Kimberly Mccreight

Komente

Nuk ka ende komente