Kleopatra dhe Frankenshtajni

1,400 L

Një debutim joshës, me humor dhe i mprehtë rreth pasojave shkatërruese që mund të sjellë një martesë e ngutshme.Kleo, piktorja britanike njëzetekatërvjeçare, e ka lënë vend-lindjen dhe …

SKU: 9789928844040 Kategoria

Një debutim joshës, me humor dhe i mprehtë rreth pasojave shkatërruese që mund të sjellë një martesë e ngutshme.

Kleo, piktorja britanike njëzetekatërvjeçare, e ka lënë vend-lindjen dhe ka shkuar në New York, ku ende po kërkon vendin e saj në qytetin që nuk fle kurrë, aq më tepër në situatën ku tanimë gjendet: pak muaj para mbarimit të vizës studentore. Pikërisht në këtë kohë njihet me Frankun, një sipërmarrës njëzet vjet më i madh dhe tejet i suksesshëm, jeta e të cilit është plot me ato lukse që asaj i mungojnë. Ai i jep gjithë mundësitë e botës: për të qenë e lumtur, për të pikturuar si dhe për të pasur një Green Card. Kështu martohen, me shumë ngut, duke bërë që jeta t’u ndryshojë në mënyrë të pakthyeshme, jo vetëm atyre, por edhe njerëzve përreth.

Secili kapitull lexohet me një frymë. Në ta shpaloset jeta e Kleos, Frankut dhe gjithë miqve e familjarëve të tyre, mes të cilëve bien në sy personazhe si miku i ngushtë i Kleos që po përpiqet të përqafojë identitetin e tij gjinor pas martesës së saj apo motra e vogël e Frankut që, e lënë pa ndihmë financiare, planifikon takime me “sugar daddy” për të mbijetuar.

Vetë çifti Kleo dhe Frank portretizohet me penelatat më aktuale që mund të sjellin sprovat e një martese apo sfidat e problemeve dhe paqëndrueshmërisë së shëndetit mendor. Lexuesi ia del të krijojë një marrëdhënie thuajse konkrete, të prekshme, me të gjitha personazhet.

Shtëpia Botuese

Trishtil

Numri i faqeve

573

Autori

Coco Mellors

Komente

Nuk ka ende komente