Rënia e gjigantëve

2,000 L

Një nga autoret më të mirë të kohës tonë, Ken Follet vjen me një sagë të re para lexuesit shqiptarë: ”Rënia e gjigantëve”, vëllimi i parë i trilogjis se shekullit te kaluar. Fatet e pesë familjeve gërshetohen në mënyrë të pashmangshme përmes dy kontinenteve në sfondin dramatik të Luftës së Parë Botërore dhe Revolucionit Rus. Gjithçka zë fill në qershor të vitit 1911. Ditën e kurorëzimit të Xhorxhit V në Londër.

SKU: 9789994307203 Kategoria

Billi Uilliamsi mbush trembëdhjetë vjeç dhe fillon punë në minierë. Jeta e tij duket e shënjuar: dashuria dhe hasmëria lidhin familjen e tij me pronarët e kamur të minierës. Ledi Mod Ficherbert-i, mbështetëse e zjarrtë e të drejtës së grave për të votuar, dashurohet me oficerin gjerman Valter fon Ulrihun. Rrugët e tyre kryqëzohen me atë të Gus Djurit, asistenti i ri i presidentit amerikan Uillson. Dhe pikërisht në Amerikë bëjnë plan të emigrojnë dy jetimë rusë, Grigori dhe Lev Peshkovi, por lufta dhe revolucioni u bëhen pengesë. Nga minierat e qymyrit te pallatet luksoze të aristokracisë, nga korridoret e politikës në dhomat e gjumit të të fuqishmëve, nga llogoret e frontit perëndimor në stepat ruse, nga Uashingtoni në Shën Peterburg, Londër dhe Paris, ajo së cilës Folleti i jep jetë, është një botë aristokratësh pasanikë dhe të vobektësh ambiciozë, grash guximtare me vullnet të hekurt, dramash të fshehta dhe intrigash ndërkombëtare, në një afresk historik që tashmë është bërë një klasik.

Shtëpia Botuese

Dudaj

Numri i faqeve

802

Autori

Ken Follet

Komente

Nuk ka ende komente